Përplasje femërore në prokurori, gjykata i jep të drejtë Arta Markut
Konflikti mes dy grave të Prokurorisë së Përgjithshme, Arta Markut dhe Rovena Gashit ishte një nga vatrat e zjarrit që la pas Adriatik Llalla pas ikjes nga prokuroria.
Rovena Gashi, ish shefja e Sektorit të Dekriminalizimit, struktura që prek direkt politikën, u shkarkua pas kërkesës që çoi në KQZ për heqjen e mandatit të Aqif Rakipit, të PDIU dhe Gledion Rehovicës të LSI.
Arta Marku e shkarkoi menjëherë, me arsyetimin se nuk ishte njoftuar për kërkesën.
Arsyeja reale në fakt ishte largimi i të gjithë bashkëpuntorëve të afërt të ish kryeprokurorit Llalla nga detyra dhe zëvëndësimi i tyre me një ekip të ri. Gjykata i ka dhënë të drejtë Prokurores së Përgjithshme Arta Markut me vendimin që ka marrë për datën 8 Mars. Pas kësaj Rovena Gashit do t’i duhet të mjaftohet me postin e një prokuroreje të thjeshtë në Prokurorinë e Përgjithshme.