Albspirit

Media/News/Publishing

Itali, një shqiptar gjendet i vdekur në kanal

Një 36 vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i vdekur mbrëmjen e shkuar në një kanal vaditës pranë lumit Vera në Paganicë të Italisë. Trupi i pajetë i përket shqiptarit Edmond Preka, ndërsa kërkimet për të erdhën pas denoncimit të zhdukjes nga partnerja.

Mediat lokale atje shkruajnë se për momentin, shkaqet e vdekjes mbetet të panjohura dhe do të jetë autopsia ajo që do të përcaktojë shkaqet e vërteta të vdekjes.

Media shkruajnë se duket e vështirë që vdekja të ketë ardhur për shkaqe natyrore, ndërsa kanali ishte më pak se një metër. Nuk përjashtohet mundësia që të jetë përplasur nga ndonjë makinë.

Në fshatin Paganicë, i ndjeri kujtohet si një njeri i ndershëm dhe një punëtor i mirë.

Please follow and like us: