Albspirit

Media/News/Publishing

Forcat e sigurimit sulmuan brutalish tubimin për Ditën Ndërkombëtare të Grave në Teheran

Thirrje urgjente për lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve

E enjte, 8 mars 2018, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, një grup grash të guximshme iraniane u mblodhën jashtë Ministrisë së Punës në Bulevardin Azadi të Teheranit.

Gratë mbanin pankarta ku lexohej “Jo diskriminimi gjinor”, “jo ligji diskriminues i punës”, “rroga  të drejta dhe të barabarta për gratë”, “Liri, barazi, drejtësi”.

Forcat e sigurisë, agjentët e veshur civilë dhe trupat e policisë femra ishin vendosur në zonë, në gatishmëri para fillimit të tubimit. Për të parandaluar formimin e tubimit dhe për të shpërndarë turmën, ata sulmuan pjesëmarrësit dhe i goditën me shkopinj dhe shqelma. Të paktën 20 gra u arrestuan.

Forcat e sigurisë nuk lejuan askënd të bëjë fotografi ose të xhirojë gjatë tubimit. Një numër të rinjsh të cilët kishin ardhur për të mbështetur tubimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas gjithashtu u arrestuan dhe u dërguan në SSF Station 137 në Bulevardin Gisha.

Rezistenca iraniane u bën thirrje organizatave ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe të grave për të dënuar me forcë goditjen e grave dhe për të ndërmarrë veprime urgjente për të liruar të arrestuarit. NCRI u bën thirrje të rinjve të guximshëm të Iranit që të ngrihen kundër këtij regjimi mizogjin dhe represionit të tij ndaj bashkatdhetarëve tanë.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

Please follow and like us: