Largohet edhe një deputete nga Vetëvendosje
Deputetja Besa Baftiu nga Lëvizja Vetëvendosje, ka njoftuar se sot ka hequr dorë nga të gjitha funksionet e saj brenda Lëvizjes. Ajo ka dhënë dorëheqje nga pozicioni i Kryetares së Qendrës së Lëvizjes në Gjilan dhe nga Këshilli i Përgjithshëm. Ka thënë se organizatës i janë bashkuar individë me mendësi që promovojnë të kundërtën e asaj që Vetëvendosje e ka për qëllim dhe se tani aty sheh pengesa për diskutime të sinqerta. Gjithashtu, Baftiu ka shtuar se kohëve të fundit nuk ka parë vullnet as te kryetari Albin Kurti që të parandalojë problemet dhe linçimet e fundit të cilat ndodhën./express/
Please follow and like us: