“Nacional” boton librin me ese te psikologës dhe gazetares se re Istriva GAVA
Shtëpia Botuese “Nacional” botoi librin me ese te psikologës dhe gazetares se re Istriva GAVA me titull “Sekreti i të menduarit pozitiv.”
Istriva Gava është nga Elbasani. Ajo rrjedh nga një familje intelektuale me tradita kuturore. Është e dalluar dhe e respektuar në Elbasan.
Me profesion psikologe dhe gazetare ajo ka tërhequr vemendjen e opinionit me esetë e saj psikologjike, kryesisht për problemet e të rinjëve shqiptarë, me tema të tilla si dashuria, puna, familja, stresi dhe vendi i tyre në shoqëri.
Me esetë e saj ajo është përpjekur që të frymëzojë dhe inkurajojë bashëkomashatarët e saj për të vënë qellime pozitive në jetë dhe arritur ato përmes përpjekjesh të pandërprera, individuale.
Për këtë ajo është vlerësuar me cmime dhe mirënjohje nga media prestigjioze në Tiranë si gazeta kombetare “Nacional”, me të cilën ka bashkëpunuar prej vitesh.