Albspirit

Media/News/Publishing

Iran: Sulm i armatosur i forcave represive kundër mijëra fermerëve protestues

Mijëra fermerë në Ishfahanin Lindor, duke përfshirë fermerët e qytetit Varzaneh, të mërkurën në mëngjes, më 9 mars, u mblodhën për të protestuar kundër regjimit për refuzimin e dhënies së ‘të drejtës së ujit’. Fermerët e zemëruar parkuan traktorët e tyre në të dy anët e rrugës dhe marshuan drejt stacionit të pompimit të ujit të Varzanehit në rrugën Yazd. Fermerët këndonin: “Mos kini frikë, mos kini frikë jemi të gjithë bashkë”; “Ata që kërkojnë të drejtën etiketohen si sabotues”; “Turp t’ju vijë për administrimin tuaj, turp t’ju vijë për drejtësinë tuaj “; “Vdekje autoriteteve të papërgjegjshme.”

Rojet anti-trazira sulmuan fermerët për t’i parandaluar ata që të ecnin përpara dhe t’i afroheshin objekteve të ujit, u hodhën atyre gaz lotsjellës dhe i qëlluan me plumba. Sulmet çuan në plagosjen e shtatë fermerëve. Njerëzit dogjën rrota gome për të luftuar gazin lotsjellës.

Protestat e fermerëve në Varzaneh filluan më 16 shkurt, duke vazhduar që nga 28 shkurti në formën e protestave dhe tubimeve jashtë ndërtesës së komunës dhe organizatës së ujit, dhe duke marshuar përgjatë lumit Zayandeh Rud. Fermerët këndonin në tubimet e protestës: “Gënjeshtari Rouhan, ku është Zayandeh Rudi im?”, “Uji i Zayandeh Rud-it është e drejta jonë absolute”, “Ne luftojmë, vdesim, marrim të drejtat tona”.

Tharja e Zayandeh Rud-it e shkaktuar nga politikat e pabesa të këtij regjimi anti-iranian ka ndikuar në jetët e fermerëve në rajon që prej 17 vjetësh dhe situata e tyre e jetesës është keqësuar ditë pas dite. Zyrtarët e regjimit kanë tentuar në mënyrë të përsëritur që ta heshtin protestën e fermerëve duke dhënë premtime mashtruese, përfshirë kompensimin, por asnjëherë nuk kanë vepruar.

Rezistenca iraniane përshëndet fermerët e shtypur të Isfahanit dhe dënon ashpër sulmin kriminal të forcave represive kundër tyre dhe plagosjen e një numri të tyre. Ajo inkurajon të gjithë njerëzit dhe të rinjtë e Isfahanit për të treguar mbështetje dhe solidaritet me ta.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit.

Please follow and like us: