OKB: Shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran janë përkeqësuar
NCRI – Kombet e Bashkuara thanë se situata e të drejtave të njeriut në Iran është përkeqësuar mjaft që nga raporti i saj i mëparshëm në gusht, duke përmendur ekzekutimet (përfshirë të miturit), diskriminimin ndaj grave dhe grupeve të tjera të margjinalizuara, dënimet trupore, kufizimet e lirisë së fjalës dhe arrestimet arbitrare .
Raporti i OKB-së thotë: “Raportuesja Speciale e ndjera [Asma Jahangir] kishte vërejtur zhvillimin e një panorame shqetësuese në situatën e të drejtave të njeriut në Republikën Islamike të Iranit qysh nga dalja e raportit të saj të fundit në gusht 2017. Pavarësisht garancive nga qeveria, përmirësimet ose nuk janë të bërë ose janë duke u zbatuar shumë ngadalë dhe në formë të pjesshme “.
Këto konkluzione të Jahangir-it, e cila vdiq në shkurt, do të diskutohen në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.