Albspirit

Media/News/Publishing

Pse rusët mbajnë ende Leninin të balsamosur?

Kur në vitin 1924 Lenin vdiq nga sulmi i tretë në tru në moshën 54-vjeçare, qytetarët me orë të tëra pritën në kolonat e gjata me kilometra të tëra, edhe pse ishte dimër, për t’i dhënë nderimin e fundit.
Pas vdekjes së tij, Lenin është balsamosur dhe kufoma e tij ruhet në mauzoleun në Sheshin e Kuq në Moskë.
Revolucionari ishte i gjatë 165 centimetra, i veshur me rroba të reja dhe është i mbrojtur nga të gjitha anët me mburojë të qëndrueshme ndaj plumbave dhe, për shkak të ndriçimit artificial, trupi i tij është plotësisht i ndriçuar. Rojat kërkojnë nga vizitorët që të mos ndalojnë gjatë kalimit të rrugës në formë të shkronjës “U”.

Ndalohet biseda, fotografimi , telefonat. Vendpushimi i fundit i njeriut që nisi revolucionin në Rusi sot është një pikë turistike dhe nën mbrojtjen e UNESCO-s. Por, muzeu i Leninit ndoshta nuk është vendpushimi i tij i fundit, Ndoshta i parafundit.

Një anketë e bërë në Rusi tregon se 58 për qind e rusëve konsiderojnë se Lenin duhet të varroset përfundimisht; shumica mendojnë diku në rrethinën e Kremlinit, një pjesë tjetër kërkon që të plotësohet dëshira e tij dhe të varroset pranë varrit të nënës së tij në Volkovo te Shën Peterburg.

Në prag të revolucionit të tetorit, Kisha ortodokse ruse ka bërë thirrje për largimin e kufomës së Leninit nga Sheshi i Kuq në emër të “pajtimit të popullit rus me Zotin”. Madje, ka kërkuar edhe largimin e të gjitha përmendoreve të tij.

Për varrimin e Leninit është pajtuar edhe Vladimir Putin, presidenti aktual rus, por ai ka hequr dorë nga kjo ide për shkak të kundërshtimit të fuqishëm të komunistëve.

Mirëmbajtja e trupit të balsamosur të Leninit i kushton Moskës zyrtare 200 mijë dollarë në vit.
Steven Lee Mayers, ish-korrespodent i New York Times nga Moska, tregon një fakt rreth qasjes së presidentit rus ndaj Leninit.
“Gjatë shënimit të festave të mëdha, për shembull për paradën e Ditës së Fitores në maj, muzeu i Leninit mbulohet me skele si një person të pakëndshëm”, thotë ai.

Please follow and like us: