Shkarkohet komisioneri publik, Herald Saraçi
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka kapur me shkelje një nga anëtarët e institucioneve të vettingut. Ai është Herald Saraçi, i cili është kapur me shkelje nga ky institucion. Pas disa seancave të Kolegjit të Apelimit, sot është vendosur që Saraçi të shkarkohet nga detyra e Komisionerit Publik të Vettingut. Në datën 9 shkurt Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ka kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të nisë një hetim disiplinor ndaj komisionerit publik Herald Saraçi, për thyerje të disiplinës. Pas katër seancave Kolegji i Apelimit ka vendosur shkarkimin e Saraçit për shkeljet e konstatuara nga ONM. Kjo është çështja e parë që ka marrë në shqyrtim Kolegji i Posaçëm i Apelimit që prej ngritjes së tij, qershorin e vitit te kaluar, në kuadër të Reformës në Drejtësi.