Albspirit

Media/News/Publishing

Shpërthimi në Tiranë, policia jep detaje: Ndodhi në tryezën e të plagosurit

Pas shpërthimi të ndodhur pranë Drejtorisë së Higjienës këtu në Tiranë, policia jep dhe informacionin zyrtar për këtë ngjarje.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në dyqanin e celularëve të shtetasit Gentian Hoxha, 34 vjeç, i cili ka qenë në punë kur ka shpërthyer një lëndë e papërcaktuar akoma.

34-vjeçari e kishte mbyllur derën e dyqanin ndërkohë që po punonte brenda, ndërsa shpërthimi ka ndodhur në tryezën e tij të punës.

Ky shtetas është dërguar me ambulancë në spital ku dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor pasi ka pësuar dëmtime të rënda në trup.

Nga shpërthimi ka dhe dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Please follow and like us: