Denoncon gazetari: Kokaina prej 613 kg në Durrës, Qeveria i dha bonus 47 milionë lekë kompanisë
Gazetari Artur Çani i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë se në vitin 2015, qeveria i ka dhënë një bonus prej 47 milionë lekësh kompanisë së importit të bananeve, në kontenjerin e të cilës u kapën 613 kg kokainë.
“Në 2015, kryeministër në Shqipëri ka qenë Edi Rama. Më datë 21 janar 2015, me vendim qeverie, ‘Arbi Garden’ ka marrë bonus nga qeveria shqiptare 47 milionë lekë që do të bënte një frigorifer në Maminas për banane. Kjo maunja me banane është futur në frigorifer”, u shpreh Artur Çani.
Please follow and like us: