E akuzuan për ngacmime seksuale, gjendet i vdekur aktori Jo Min-ki
Prej kohësh ai ishte akuzuar për disa ngacmime seksuale, dhe ishte vënë në shënjestër të kritikave.
Jo pak, por ishte akuzuar për tetë sulme seksuale, ndërsa është gjetur i vdekur në moshën 52-vjeçare.
Bëhet fjalë për aktorin nga Korea e Jugut, Jo Min-ki. Nisma “#MeToo” është krijuar nga njerëzit që bëjnë akuza për të gjithë ata që kanë përfituar nga posti, për të kërkuar përfitime seksuale.
Një ndër ta ishte Jo Min-Ki që u akuzua për tetë sulme. Sipas BBC, ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Seul.
Disa prej roleve që ka luajtu ishin kryesisht në shfaqje televizive, por ka marrë pjesë dhe në filma të ndryshëm.
Nuk dihet ende arsyeja e vdekjes së tij, por policia kishte njoftuar se javën e ardhshme do merrej në pyetje për akuzat që ishin ngritur ndaj tij.