Albspirit

Media/News/Publishing

Ekskluzive/Andrea GUDHA: Festivali i këngës studenteske i parapriu Festivalit të 11- të të këngës në RTSH

 

In memoriam

Si sot, 46 vjet më parë, më 14 mars 1972, ora 18.00 u çel nata e parë e Festivalit të II-  të këngës studenteske (14-16 mars 1972) në sallën e Institutit të Arteve, sot Akademia e Arteve. Kishte interesim dhe dëshirë të jashtzakonshme nga ana e studentëve për të ndjekur festivalin, në raport me biletat e shitura. Salla, platea e llozhat ishin të tejmbushura me spektatorë, që qëndronin dhe në këmbë. Dera kryesore e Institutit të Arteve lëvizi nga mbajtëset nga turma e studentëve. Dikush i thotë  Prof. Çesk Zadeja “Profesor, ka shumë kërkesa nga studentët për të ndjekur festivalin, saqë u shqye dera e madhe e Institutit”. Prof. Çesku, me humorin e tij të spikatur, i përgjigjet: “Ky është një sukses i madh…”.

Shpesh në takimet me miqtë e mi muzikantë si B, Lapi, A. Lalo, E. Shëngjergji, F. Radi, J. Minga, O. Mula etj., kujtonim festivalet studenteske dhe diskutonim, se festivalet e këngës studenteske i kanë paraprirë Festivalit të 11-të të këngës në RTSH…

Peshën kryesore artistike të festivaleve të këngës studenteske e mbanin studentët e Institutit të Arteve, si në drejtimin artistik, instrumentistë në orkestër, në kompozime, në anën vokale, në dirizhim e në prezantim. Por, ky ishte një aktivitet artistic i Universitetit të Tiranës, ndaj kishte dhe pjesëmarrje të studentëve nga fakultetet e tjera të universitetit, si nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Histori-Filologji, Inxhinieri Ndërtimi e Gjeologji etj. Po kështu, kishte dhe student nga Fakulteti i Mjekësisë. Unë merrja pjesë në orkestër si violinist dhe si kompozitor,  Aleksandër Dhima me piano, Dritan Hysi me kontrabas dhe Spartak Gramatikoi si solist.

Provat e festivalit zhvilloheshin në Kino-Klubin “Studenti” dhe në sallën e Institutit të Lartë të Arteve. Në festivalin e këngës studenteske ishin të angazhuar artistët më të mire të asaj kohe si F. Deda. R. Radoja, E. Krantja, të cilët vinin me kënaqësi në provat e festivalit. Në repertorin muzikor të këgëve të festivalit merrnin pjesë forcat krijuese më të mira, kompozitorë të vjetër e të rinj. Festivali ishte “Bio” me shpirtin e pastër rinor studentesk. Artistët ishin të lire në krijimtarinë e tyre, pa redaktorë tekstesh e të krijimtarisë muzikore, qoftë në kompozim, apo në orkestracion dhe pa klishe regjizoriale në interpretim…Janë vitet kur saksi solo, kitara elektrike solo e ritmi i baterisë e elektrizonin sallën…

Më poshtë, po përshkruaj pjesëmarrjen në festivalet studenteske të bazuar në programet e tyre. Shpresoj të jetë një impuls pozitiv në memorien e atij brezi sudentësh pjesëmarrës në festivalet studenteske, që sot janë kompozitorë me emër, pedagogë në arte, instrumentistë, këngëtarë, inxhinierë, profesorë, mjekë etj. dhe në kontesktin e jetës, në vitin 2018, ata janë bërë baballarë apo nëna, gjyshër, apo gjyshe. Nga ana tjetër, ndoshta, mund të jetë dhe një frymëzim inkurajues për gjallërimin e jetës artistike studentore nëpër universitete në ditët e sotme.

Festivalii i-rë i këngës studenteske u zhvillua më  6-7 shkurt 1971. Këngët e festivalit u kënduan nga dy këngëtarë.

Nata e I-rë

  1. “Më lart se malet”. Muzika Th. Gaqi, teksti F. Malo. Këndon Petraq Zaka, S. Gramatikoi.
  2. “Qyteti studentesk”. Muzika I.Troplini, teksti A. Furxhi, këndon S. Gramatikoi dhe Jorgo Mula.
  3. “Në dyert e shkollës u njohëm”. Muzika O. Mula, teksti Hajdari, këndon Petrit Malaj dhe Dhori Lako.
  4. “Brigada luftarake e rinisë”. Muzika T. Harapi, teksti F. Malo, këndon Tonin Hoti dhe Dh. Jovani.
  5. “Dolëm në jetë”. Muzika A. Lalo, teksti H.Likaj, këndon Emine Likaj dhe Nurie Halili.
  6. “Gëzimi I nënës”. Muzika K.Trako, teksti A. Duka, këndon YlliNaco dhe P. Zaka.
  7. “Djaloshi nga bregdeti”. Muzika K.Gjini, teksti A. Haxhiu, këndon Lulëzime Shehu dhe Adivie Shoshi.
  8. “Në provim”. Muzika R.Asimi, teksti L.Cavolli, këndon Antigoni Gace dhe N.Halili.
  9. “Motiv shtatori”. Muzika R. Keraj, teksti A.Tato, këndon Valentina Mici dhe P. Prelaj.

Nata e II-të

  1. “Festë në bjeshkë”. Muzika A. Gudha, teksti K. Roze, këndon Edmond Agolli dhe Agim Shejzi.
  2. “Atë që doja”. Muzika Xh.Ujkani, teksti R. Musta, këndon Valentina Mici dhe Justina Aliaj.
  3. “Studenti në vendroje”. Muzika K.Koroveshi, teksti S.Gjikondi, këndon Edmond Mazi dhe T.Hoti
  4. “Ndritu në buzëqeshje”. Muzika A. Gudha, teksti L. Malaj, këndon VjollcaShanaj dhe Tana Fule
  5. “Për ty studente”. Muzika B.Lapi, teksti A. Tato, këndon Adivije Shoshi dhe Vjollca Shanaj.
  6. “Ti e di pse këndoj”. Muzika K.Kote, teksti D. Bubani, këndon Yllka Causholli dhe V.Mici.
  7. “Erdhëm nga larg”. Muzika E. Shëngjergji, teksti S. Gjikondi, këndon Justina Aliaj dhe F. Radi.
  8. “Në marshim”. Muzika V. Mema, teksti L. Malaj, këndon kompleksi i djemve, kompleksi mikst.

Orkestra e madhe, Drejtues BajramLapi.  Kompleksi ritmik, Drejtues Namik Xhaferi e Rexhep Hasimi. Kompleksi vokal i djemve të Universitetit. Kompleksi vocal i vajzave të Fakultetit Histori – Filologji. Regjia Aleksandër Tato. Piktor Niko Progri. Paraqesin programin Vera Grabocka dhe Agim Qirjaqi.

 

 

 

Festivali i II-të i këngës studenteske u zhvillua më 14-16 mars 1972. Këngët e festivalit u kënduan nga dy këngëtarë.

Nata e I-rë

  1. “Mbëmja e fundit”. Muzika R. Keraj, këndon B. Hajezi dhe E. Minaj.
  2. “Kur eci vetëm”. Muzika A. Xhunga, këndon E. Tosta dhe E. Tako
  3. “Jo, kjo nuk është ndarje”. Muzika T. Dori, teksti K. Fundo, këndon P. Pojani dhe I. Carcani.
  4. “Pres të dielën”. Muzika A. Gudha, teksti F.Gërmenji, këndon Th.Goga dhe Justina Aliaj.
  5. “Pastërti”. Muzika B. Reci, teksti R. Gjoza, këndon M. Jahja…
  6. “Kënga jonë”. Muzika M. Luca, teksti V. Shanaj, këndon V. Shanaj, F. Isufi dhe A. Gace.
  7. “Gërmat dhe sytë”. Muzika J. Minga, teksti H. Rama, këndon Dh. Disho dhe V. Muzha.
  8. “Stina e gëzuar”. Muzika O.Mula, teksti A. Çapaliku, këndon S. Bratko dhe E. Mehmeti.
  9. “Pse”. Muzika A. Balliçi, teksti R. Gjoza, këndon Z. Gaci dhe P. Prelaj.
  10. 10. “Zbori ushtarak”. Muzika V. Mema, teksti E. Telegrafi, këndon M. Murani, kompleksi mikst.

Nata e II-të

  1. “Ai rron mes pranverash”. Muzika Z. Çoba, teksti F. Hysi, këndon S. Gramatikoi dhe P. Zeka.
  2. “Mall dhe dashuri”. Muzika M. Kuculi, teksti F. Çupi, këndon E. Tosta dhe Th. Gogo.
  3. “I treti”. Muzika Gj. Basho, teksti N. Ejupi, këndon P. Pojani dhe A. Boshnjaku.
  4. “Vajza dhe portokalli”. Muzika K. Gajtani, teksti N. Ejupi, këndon V. Shanaj dhe S. Gramatikoi
  5. “Adresa”. Muzika F. Radi, teksti K. Gjini, këndon F. Radi dhe A. Boshnjaku.
  6. “Njohje”. Muzika N. Doko, teksti V. Mosko, këndon E. Mehmeti dhe I. Çarçani.
  7. “Ne dhe vjeshta”. Muzika K. Kote, teksti V. Mosko, këndon L. Memollari dhe P. Xhango
  8. “Kopja”. Muzika Xh. Ujkani, teksti H. Rama, këndon F. Isufi dhe V. Muzha.
  9. “Bora e parë”. Muzika S. Balza, teksti E. Tupe, këndon A. Gaçe dhe T. Sotiri.
  10. “Mbaj mend atë natë”. Muzika E. Shëngjergji, teksti J. Naçi, këndon A. Hisku dhe J. Aliaj.

Drejtojnë orkestrën: S. Balza, A. Lalo, Xh. Ujkani. Piktor A. Qyshka, Regjia F. Anastasi. Paraqesin programin Sh. Okaj dhe E. Agolli. Drejtues artistik S. Balza.

Pas ngjarjeve të Festivalit të 11-të të këngës në RTSH në vitin 1973, Festivali i III-të i këngës studenteske, që ishte planifikuar për t’u zhvilluar në mars 1974, nuk u zhvillua,  por përfundoi në një koncert…Jeta artistike studentore u drejtua në Festivalin Folklorik midis Fakulteteve…Studentët u veshën me kostumet e bukura popullore të trevave të ndryshme dhe në prill 1974 u zhvillua Festivali i I-rë Folklorik i rinisë universitare në sallën e Kino-Klubit Studenti… Me pjesët më të mira të festivalit u dha një concert në TOB më 18 prill 1974.

 

 

Please follow and like us: