Kryeministri shkarkon brenda ditës 17 zëvendësministra
Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki ka njoftuar shkarkimin e 17 zëvendësministrave të kabinetit të tij qeveritar. Shkarkimi i zëvendësministrave është bërë me justifikimin për të “rritur efikasitetin e qeverisë”. Sipas mediave vendase kjo ka ardhur për shkak të pagave të larta dhe shpenzimet e shumta të qeverisë të cilat janë sulmuar shpesh nga opozita. “Këto ndryshime nuk janë personale apo politike, por janë për përmirësimin e efikasitetit të qeverisë”, tha Morawiecki.
Please follow and like us: