Kur promovohej në SHBA “Shtëpia e Lirisë shqiptaro-amerikane” dhe libri i Bedri Blloshmit “Fabrikimi i vdekjes”
Beqir Sina
WASHINGTON D.C/Janar 2011: Në kryeqytetin e SHBA-së, në Washington, ditën e shtunë më 15 janar 2011, në hotelin e njohur Hilton Washington DC/Silver Spring, organizata e quajtur “Shtëpia e Lirisë Shqiptaro – Amerkiane”, në një tubim ku morën pjesë dhjetra veta shënoi fillimin e veprimtarisë së saj. Në këtë takim morën pjesë kryesisht, disa anëtarë të familjeve të presekutura gjatë regjimit komunist në Shqipëri dhe disa ish të burgosur politikë.
Organizata e re, “Shtëpia e Lirisë Shqiptaro – Amerikane”, që shënoi në të njëjtën ditë dhe lindjen e saj zyrtare, duke promovuar dhe librin e Bedri Blloshmit “Fabrikimi i vdekjes”, tha se me këtë veprimtari ajo po ndërmerr “një hap që kjo organizatë e quan seancën e parë” të “gjykimeve të krimeve komuniste, në Shqipëri”. Gjykimi nisi me anë të këtij libri dhe rrëfimeve të vetë autorit, i cili, erdhi në Washington, posacërisht nga Shqipëria, që të “dëshmojë” në atë që siç e quajtën organizatorët e këtij tubimi “Gjyqi i Washingtonit’.
Në këtë tubim mori pjesë si i ftuar nderi edhe ish – kandidati nga partia Konservatore dhe Republikane në New York, për Senatin e SHBA Joseph DioGuardi, presidenti vullnetar i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane lobit të parë shqiptar në SHBA, ai që shërbeu në Dhomën e Përfaqësuesve në zonën elektorale 20 të New York-ut në vitet 1985-1989 me bashkëshorten e tij Shirli Klojes DioGuardi, Këshilltare për Çështjet e Ballkanit dhe publiciste.
Moderator i këtij tubimi në Washington zoti Edurad M. Dilo, anëtar i Bordit të Drejtorëve të organizatës “Shtëpia e Lirisë Shqiptaro – Amerikane”, theksoi, se ky është evenementi i parë, i këtyre të persekutuarve shqiptarë të emigruar në periudha të ndryshme, që për shkaqe politike lanë vendin e tyre. Ai kërkoi më pas që tubimi të hapej me intonimin e himneve kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
Njikohësisht, drejtuesi i këtij tubimi, zoti Dilo, kërkoi me këtë rast që me një minutë heshtje, të gjithë të pranishmit të ngriheshin në këmbë, për të nderuar kujtimin e gjithë të rënëve për çlirimin e vendit dhe ata që luftuan për demokracinë në vend si dhe t’ju jepej me këtë rast edhe një nderim dhe respekt i veçantë të gjitha viktimave të komunizmit në Shqipëri, ndër vite.
Dilo, duke hapur takimin, në fjalën e tij midis të tjerave tha se “sot, jemi mbledhur në një ditë të shënuar për organizatën tonë duke festuar së bashku ditëlindjen e organizatës tonë, me emrin kuptimplotë “Shtëpia e Lirisë Shqiptaro – Amerikane”, mbas njohjes zyrtare që vetë ligjet e shtetit amerikan, i bënë kësaj organizate anti – komuniste, këtu në SHBA. “Por, tha ai, njëkohësisht po promovojmë edhe librin arkivor ose njerin prej librave më të rëndësishmit të kohës, të botuar në këto dy dekadat e fundit të rënies së komunizmit, librin e zotit Bedri Blloshmi, me titull “Fabrikimi i Vdekjes” – Dosjet e Sigurimit të Genc Lekës dhe Vilson Blloshmit.
Njëri prej anëtarëve të bordit të organizatës “Shtëpia e Lirisë Shqiptaro – Amerikane”, me qendër në Uashington, ish diplomati Mustafa Xhepa, mbajti kumtesën me titull “Le të mbretërojë drejtësia…”.
Zoti Xhepa, në kumtesën e tij ndër të tjera kujtoj se “Njeriu duhet t’i bindet një “ligji më të lartë, më hyjnor”, kur e shikon se ajo që i ofrojnë është tërësisht e pamoralshme. Vrasja kurrë nuk mund të jutifikohet. Njerëzimi, mbështet në të njëjtat struktura universale vlerash e morali dhe si i tillë është i aftë të dallojë racionalen nga irracionalja”. Xhepa, tha se “është kjo arsyeja, që krimet e komunizmit në vendin tonë nuk mund të lihen pa u ndëshkuar. Thirrja kundër padrejtësisë, dhimbja për humbjen e të dashurve, zemërimi dhe emocionet e atyre që vuajtën, sot më fort se kurrë, dëgjohen jo vetëm brenda trojeve shqiptare por edhe jashtë tyre dhe rezonojnë nëpër botë. Është në dorën e fitimtarëve të vendosin drejtësinë, t’i japin të drejtën atyre që padrejtësisht u shtypën dhe u dënuan dhe të dënojnë ata që ngritën në sistem dhe implementuan regjimin më gjakatar në historinë e kombit tonë”.
Në fund zoti Xhepa, duke marrë si shembull edhe Bedri Blloshmin me botimin e librit “Fabrikimi i vdekjes”, iu kujtoi pjesëmarrësve se ky libër dhe kjo veprimtari lëshon kushtrimin: “Dënoni krimet e komunizmit”!
Ish – kandidati nga partia Konservatore dhe Republikane në Nju Jork për Senatin e SHBA Joseph DioGuardi, presidenti vullnetar i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane lobit të parë shqiptar në SHBA, ai që shërbeu në Dhomën e Përfaqësuesve në zonën elektorale 20 të Nju Jorkut në vitet 1985-1989 me bashkëshorten e tij Shirli Klojes DioGuardi, thanë se regjimi komunist i luftoi nacionalsitët shqiptarë në të gjitha trojet e tyre. Madje sipas Diouguardit ata përdorën edhe metoda të ndryshme për të përçarë shqiptarët edhe këtu në Amerikë.
Ata kujtuan punën e tyre të madhe që kanë bërë gjatë këtyre viteve për çështjen shqiptare. Çifti DioGuardi, solli edhe një dëshmi filmike të bërë në Kongresin Amerikan më 7 Korrik 1996, ku në panel ishin vendosur dy krahë të kundërta “dëshmia që mbronte të drejtat e shqiptarëve dhe dënonte krimet e komunizmit nga Shirli Klojes DioGuardi, Këshilltare për Çështjet e Ballkanit dhe publiciste, përball panelit që dilte kundra saj me anti shqiptarin më të madh në krye, një farë Nikola Gejxhi dhe disa shoqërues në krah të tij nga Tirana, si Blendi Gonxhja, që morën pjesë në atë senacë dëgjimore në Kongresin Amerikan.
Më pas folën edhe publicisti Hasan Kostreci dhe u lexuan letrat e dërguara nga ish i burgosuri politik Leka Tasi dhe publicisti Mërgim Korca, djali i intelektualit të njohur Xhevat Korça, folën zotërinjtë Muhamet Omari, veprimtar i dalluar, anëtari i kryesisë së Vatrës, zoti Zef Balaj, Dr. Grigori Nosi, nipi i Lef Nosit, editori i Diellit, Dalip Greca, ish i presekutuari i regjimit Fejzi Kulla, zoti Abdulla Mema, anëtar i Bordit Drejtues të Organizatës, ekonomist dhe zoti Judigjar Luzaj, anëtar i Bordit Drejtues të Organizatës, pedagog fizike.
Në letrën e tij përshëndetëse të këtij tubimi, publiciti Mërgim Korca, djali i intelektualit të njohur Xhevat Korça, shkruan se “në Shqipëri, ka ardhur koha që gjërat të zënë vendin e duhur. Historia e Shqipërisë është shkruar deri më sot vetëm mbi bazën e ideologjisë komuniste dhe mbi shtrembërime marramendëse. Nga ana tjetër uroj nga zemra këta nismëtarë edhe njëkohësisht dëshmitarë të historisë sonë kombëtare, kësaj pasurie të paçmuar, do të dinë se si t’ua lënë në dorë historianëve dhe studiuesve të rinj ta shkruajnë historinë e vërtetë dhe ashtu si ka qenë. Dhe libri i zotit Bedri Blloshi një material tepër arkivor për të dëshmuar këtë histori të rëndë që kaloi kjo pjesë e popullit shqiptar dhe krimit të pamëshirshëm ndaj dy poetëve Genc Lekës dhe Vilson Blloshmi dhe i pari aktivitet që hap edhe siparin e kësaj organizate shpresëplotë më prek dhe më inspiron programi i organizatës suaj.
Veprimtaria u shoqërua me përshëndetje dhe kumtesa të tjera.
Më pas foli Hasan Kostreci publicist dhe veprimtar i komunitetit, i cili tha ndër të tjera se muajin e kaluar, zotërinj, ndoqëm me emocion të madh, duke derdhur edhe pika loti, pjesë të filmuara nga lëvizjet studentore të vitit 1990, por, tha ai në mendje tona na u kujtuan gjithashtu edhe ata mijra e mijra martire, viktima të komunizmit, ndofta jo edhe aq të njohura nga ne, që luftuan për këtë demokraci, prej nga qelitë e ftohta të burgut famëkeq të Burrelit, Qafa e Barit, Spaçit e shumë Ashuvicve të tjerë shqiptarë.
“Por, kujtoje edhe një herë Kostreci” nëqoftëse zërat e protestusesve të rinisë studentore i kemi akoma të gjalla në vesh, sepse, i dëgjoi i gjithë populli, thirrjet e atyre fatkeqëve në revoltat e burgut të Spaçit dhe Qafa e Barit, nuk u dëgjuan më, sepse, u shuan brenda mureve të betonuara dhe u dëgjuan nga fare pak njerëz. Nëqoftëse gjaku i atyre që u vranë me urdhër të Alisë në 90′ janë quajtur me të drejtë si dëshmorët e parë të demokracisë shqiptare, gjaku i derdhur nga ata protestuesit e Spaçit e Qafa e Barit, ka mbetur i harruar, sepse, nuk u pa nga askush dhe nuk u filmua nga askush”, cilësoi zoti Hasan Kostreci.
Këto janë si histori me ujqër dhe çakej….
Kështu e ka quajtur këtë lloj historie Dr. Grigori Nosi (nipi i Lef Nosit) i cili, në kumtesën e tij theksoi se “gjokset e poetëve nuk i shpojnë plumbat e komunistëve, sepse ata ngrihen sot edhe më fuqishëm”. Me këtë libër ju keni ngritur një akt padi, tha ai duke akuzuar me letrat e tyre, vendimet e tyre, vulat e tyre, gjithë makinën shtetërore komuniste, se si vepronte të eleminonte këta njerëz. Ky libër për Dr. Nosin dhe kjo dëshmi i kërkon të gjithë shqiptarëve të prishin “kontratën me të kaluarën”. “Kush ka vrarë ujkun- ka shpëtuar e ndihmuar delen”, tha ai, duke nënvizuar se pra çfaroseni rracën e ujkut dhe të çakallit që vazhdon edhe sot të bëjë kërdinë. Shqiptarët, e dinë mirë këtë histori se kanë pothuajse një histori 60 vjeçare me ujqër dhe çakej, thotë Dr. Grigori Nosi nipi i patriotit intelektual Lef Nosi. Megjithatë, tha ai, prapëseprapë, “ky libër është një grusht i fort mbi foltoren e parlamentit, ku thotë ngreni lart Kartonin Jeshil, që krimet e komunizmit të denohen sipas ligjeve që ka bota e civilizuar. Është një grusht i fortë, mbi tavolinën e prokurorisë dhe gjykatave në Shqipëri, ku i thotë mos flini mbi dosjet e krimeve të komunizmit që janë dukë “pikuar gjak” nëpër akrivat e shtetit. Ose dërgoni para drejtësisë kriminelët që martirët të prehen të qetë. Ky libër, si pas tij është një grusht i të gjithë shqiptarëve të ndershëm e nacionalistë kur thotë “Tregoni vendin metastazave të komunizmit, që po ju ngjiten nëpër këmbë dita -ditës. Që si shushunja kërkojnë të pinë ende gjakun të këndojnë edhe një herë si më 20 shkurt në Spaç ‘Ejani mblidhuni ketu – këtu’ që toka t’u dridhet nëpër këmbë shushunjave komuniste”, ka përfunduar kumtesën e tij Dr. Grigori Nosi ( nipi i Lef Nosit).
Ndërkohë, Editori i Diellit zoti Dalip Greca, mes të tjerave tha se “Ky libër është ajo dosje që do të mbetet të tregojë edhe turpin e atij sistemi, por edhe dëshminë e gjallë që na sjell autori për të dënuar krimin e kryer për më shumë se 45 vjet në Shqipëri”. Ai ishte një regjim që do të mbahej gjallë me vijën e kuqe, ndërsa do të eleminonte dhe mundohej të zhdukte, familjet e mëdha, fistet dhe nacionalistët e intelektualët shqiptarë, patriotët e atdhetarët, që të mbante vet-veten”.
E mori fjalën në këtë veprimtari ne Washington edhe pinjolli i njërës prej familjeve patriote dhe intelektuale të njohura shqiptare, zoti Jadigjar Luzaj. “Në këtë libër vlen të përmendet, citoi zoti Luzaj, se brenda tij gjen atë se në mesin e viktimave të komunizmit, në Shqipëri, pati nga ata që mbajtën qëndrim heroik, dhe e bëjnë librin “Fabrikimi i Vdekjes” të mendoj lexuesi se njeriu në atë kohë, kishte vetëm dy rrugë të ndershme: Ose të vdiste në luftë si hero, ose të vdiste si martir”.
Sipas zoti Luzaj, thuhet se sa nga keto te pushkatur ose te varur ne litar, kur iu kerkua fjala e fundit thirren “Te rroje Atdheu dhe Populli”. Nga gjiri i ketyre njerezve fisnik e patriot, shprehet ai dolen “shpirtra te zjarrte” te cileve, do t’u degjohet zeri gjate gjithe koherave. Shpirterat, e tyre, sot per ne jane “kenga e tyre, qe na ngroh”. Edhe pse jane te larguar nga kjo jete, ata jane te pavdekshem siç jane te tille dhe poetet Vilson Blloshmi dhe Gence Leka , Hivzi Nela, e te gjithe ata martire te komunizmit.
Ne fund te fjales se tij, tha zoti Luzaj “tani shqiptaret kudo kane nje obligim te demaskojne diktaturen komuniste dhe te denojne krimet e tyre dhe ish bashkepunetorve te tyre, dhe te ngrene zerin per denimin e krimeve te tyre. Sot, ketyre viktimave gjithesesi u takon ne mes te Tiranes edhe memoriali i tyre, per t’i shpallur ata deshmoret e kombit dhe kujtuar ata gjithmone”.
“Kjo, tha zoti Fejzi Kulla eshte nji ngjarje qe “..n.e mesnaten e 17 korrik 1977, dy poetet anti-komuniste, Genc Leka dhe Vilson Blloshmi, u ekzekutuan me pushkatim. Lidhur ne pranga, disa kilometra larg nga Librazhdi ne zonen e rrethinave te Librazhdit – Terroristet komuniste qelluan me plumba neper zemrat e poeteve “, dhe i mbuluan turpat e tyre te ngrohte me ‘balten e ftohte’ te atij regjimi . Ata u vrane, sepse shkruan poezi qe Partise Komuniste i ‘vrane syte’. Poezia e tyre u klasifikua nga ekspertet e letersise se realizmit socialist, ne Librazhd, si reaksionare, dhe poetet ishin konsideruar si armiq te Partise …e do te ekzekutoheshin”.
Ne fjalen e tyre oratoret thane se “me botimin e dokumentave autentike te Sigurimit te Shtetit tek Libri, i autorit Bedri Blloshmi, bota e lire do te mesoje dhe gjykoje horrorin komunist shqiptar. Autori thane folesit e kesaj veprimtarie, i tregon Washingtonit, tashme, njerin prej krimeve me te renda te kohes se Enver Hoxhes, ndaj familjes se tij dhe atij, vete Blloshmi kaloi 25 vjet neper burgjet famekeqe te diktatures komuniste ne Shqiperi, dhe dy poetet e pushkatuar qe ndezen shkendijen e pare te lirise”.
Ne kete veprimtari ku mori pjese edhe vete autori, zoti Bedri Blloshmi, antikomunisti qe u denua me 25 vjet burg, tha se ka ardhur ne SHBA, “qe te deshmoje me kete rast para Jurise, anetar-e i se ciles, ishin bijet e bijat e disa familjeve te presekutura te regjimit komuniste ose vuajtes te burgjeve famekeqe – per pergjimin, ndjekjen, hetimin, torturimin, gjykimin, denimin, burgosjen dhe pushkatimin e Vilson Blloshmit dhe Genc Lekes. Dy te rinj qe enderruan per nje Shqiperi te lire dhe demokratike”.
Ne perfundim, organizata “Shtepia e Lirise Shqiptaro Amerikane” thote se “duke u bere pjese e Jurise se ketij Tribunali, siç e quajne ata kete organizate, ju ndihmoni ne nxjerrjen ne drite te se vertetes”. Prandaj edhe pjesmarrja e dhejtra ish te presekutuarve ne kete organizata te re “Shtepia e Lirise Shqiptaro – Amerkiane”, me qender ne Washington, tregon se eshte vleresuar si mjaft e rendesishme kjo seance deshmuese ne kryeqytetin e SHBA, Washington D.C.