Luftë më spiunë, Londra përjashton 23 diplomat rusë
Është caktuar për këtë pasdite një takim urgjent i Këshillit të Sigurimit të OKB mbi këtë rast. Marrëdhëniet diplomatike të nivelit të lartë Londër – Moskë u ndërprenë.
Përplasje midis Londrës dhe Moskës për rastin e ish-spiunit rus Serghei Skripal, i helmuar në Londër. Mbretëria e Bashkuar ka dëbuar 23 diplomatë rusë, një numër shumë i lartë, e tillë si nuk ka ndodhur që nga viti 1971. Diplomatët kanë kohë një javë për të lënë Anglinë, tha kryeministrja britanike Komunave.
Kryeministrja Britanike Theresa May ka njoftuar se ka revokuar çdo ftesë ose vizitë të ardhshme nga Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov në lidhje me rastin Skripal. Ajo njoftoi gjithashtu se nuk do të ketë delegacione zyrtare ose përfaqësues të familjes mbretërore në Kupën e Botës të Futbollit të Rusisë 2018. Për May, Rusia është “fajtore” në çështjen e ish spiunit të helmuar në Londër, ka thënë kryeministrja në Dhomën e Komunave, duke konsideruar “sarkastik” dhe “përbuzës”, tonet me të cilat Moska i është përgjigjur ultimatumit të Londrës.
Kremlini, nga ana tjetër, ka paralajmëruar se Moska do të marrë kundërmasa ndaj medias britanike, nëse Londra ndalon transmetimet e kanalit Russia Today, si masë ndëshkuese për përfshirjen e mundshme në helmimin e Rusisë të Skripal. “Çdo veprim i paligjshëm kundër çdo mjeti informacioni të Federatës Ruse në Britani do të çojë në kundërmasa, bazuar në parimin e reciprocitetit”, tha zëdhënësi presidencial rus Dmitri Peskov.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, dje, paralajmëroi se në rast të mbylljes së Russia Today, në Mbretërinë e Bashkuar, “as mediat britanike nuk do të punojnë në vendin tonë”. Në rast ndalimi për gazetat britanike në Rusi, kanë vënë në dukje disa gazetarë rusë në rrjetet sociale, humbja më e madhe do të jetë ajo e kanalit BBC Rus, që merret me hetimet dhe çështjet të tjera që media kombëtare, kryesisht të kontrolluara nga shteti, nuk trajtojnë.