Maqedonia miraton ligjin për gjuhën shqipe
Me tensionit dhe kaosit, Parlamenti i Maqedonisë miratoi në seancën e sotme plenare ligjin e shumëdebatueshëm të gjuhëve.
Ky ligj mori 64 votat e deputetëve, por pati kundërshti nga ata të cilët nuk e mbështesin këtë nismë.
Situata në sallë ka qenë mjaft e tensionuar, ku për fat të mirë u arrit të evitohej një përplasje fizike mes kreut të Kuvendit, Talat Xhaferri, dhe ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski.
Pas pushimit prej 15 minutash, Gruevski u rikthye përsëri në sallë me qëllim që ta tensionojë edhe më shumë situatën, dhe ta ndërpresë punimet e kuvendit.
Deputetët e opozitës maqedonase e quajnë të jashtëligjshëm miratimin e ligjit për gjuhët, dhe e konsiderojnë tradhëti ndaj vendit.
Me ligjin e votuar sot, shqipja bëhet gjuhë zyrtare në Maqedoni. Ndërkohë, në një postim në facebook, Talat Xhaferri ka shkruar: Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe, u votua në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Sapo kaloi. Urime.