Albspirit

Media/News/Publishing

Si u rekrutua nga CIA, Mehmet Shehu dhe pseudonimi i tij “Misha”?

Në pjesën e dytë të Exclusive “Spiuni Made in Albania”, në Top Channel janë publikuar fakte dhe dokumenta të asaj që është pjesa më e errët e regjimit komunist, ajo e Sigurimit të Shtetit.

Enver Hoxha nuk e kishte problem që t’i quante bashkëpunëtorët e tij nga komandantë legjendarë në poliagjentë, tradhtarë e puçistë.

Pasi asgjësoi shumë nga njerëzit që e mbështetën në marrëzitë e tij, ai mbërriti tek Mehmet Shehu.

27 vjet kryeministër i vendit, Shehu u vendos me shpatulla pas muri me pretekstin se njëri nga djemtë e tij ishte fejuar me volejbollisten e talentuar të Dinamos, e cila rridhte nga një familje e deklasuar.

Studiuesi Thimo Bare thotë:

“Nuk del poliagjent. Poliagjent duhet të jesh i shumë zbulimeve.

Vetëm i njërit del Mehmet Shehu. Del i CIA-s.

Misha e kishte pseudonimin: Mehmet Ismail Shehu”.

Mehmet Shehu mendohet se është rekrutuar në shkollën teknike amerikane në atë kohë, drejtues i së cilës ishte “Harry Fulz”.

Babai i tij u përpoq shumë që i biri të mësonte në një shkollë prestigjoze.

Sipas bashkëpunëtorit të vjetër shkencor Thimo Bare, pikërisht në këtë kohë, Mehmet Shehu është rekrutuar si agjent i CIA-s.

Please follow and like us: