Stefano Boeri, njeriu që ‘ka në dorë’ zhvillimin e Tiranës është nën hetim në Itali
Arkitekti italian Stefano Boeri, i cili u ngarkua nga kryeministri Edi Rama për hartimin e masterplanit Tirana 2030, është nën hetim për procedurën që çoi në konfiskimin e qendrës shumëfunksionale të Norcias në Itali.
Boeri është përfshirë si drejtor i punimeve.
Mediat italiane shkruajnë se bashkë me Boerin, nën hetim është edhe kryetari i Bashkisë së qytetit të Norcias.
Mësohet se qendra është sekuestruar me kërkesë të prokurorit, pasi ndërtimi rezultonte pa lejen e nevojshme të arkelogjisë, arteve të bukura dhe peizazhit, sepse ndërtimi ishte realizuar në një zonë të mbrojtur.
Qendra u realizua me fondet e mbledhura nga Këshilli i Qytetit, pas tërmetit. Dispozita thekson se qendra është ndërtuar në një zonë të mbojtur, pasi është brenda Parkut të Maleve Sibillini dhe një vend me interes për komunitetin.
Së fundmi, studio e Stefano Boerit do të dizajnojë tre gjimnazet e reja që pritet të ndërtohen në Tiranë.