Albspirit

Media/News/Publishing

27 vjetori i marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA, ambasadorja shqiptare shtron drekë me Arvizu

Në përkujtim të 27 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së, ambasadorja Floreta Luli Faber ka organizuar një drekë me diplomatët Bill Ryerson dhe dy ish ambasadorët amerikan në vendin tonë Marcie Ries dhe Alexandër Arvizu.

Marcie Ries ka drejtuar ambasadën amerikane në Shqipëri për tre vite, 10 Tetor 2004 deri më 20 Gusht 2007. Ndërsa, ambasadori Alexandër Arvizu ka shërbyer në vendin tonë për pesë vite, 9 Nëntor 2010 deri më 10 Janar 2015.

Pikërisht në këtë ditë të rëndësishme për vendin, ambasadorja shqiptare ka preferuar të drekojë me tre personalitete të diplomacisë amerikane në botë, si dhe tre miq të mirë të shqiptarëve.

Sot, SHBA është partneri ynë strategjik dhe aleati yne më i madh në procesin e integrimit euro-atlantik.

Please follow and like us: