Albspirit

Media/News/Publishing

Dentisja mbetet në burg, avokati: Eshtë viktimë e një skeme të pastrimit të parave

Stomatologia Olesia Duka e arrestuar nën akuzë për mashtrim në shuma të mëdha parash do të mbetet në burg derisa ankesa e saj të shqyrtohet nga Gjykata e Apelit në Durrës. Sot vendimi për masën e sigurisë është shtyrë pasi ka ndryshuar avokati. Vendimi në Apel për të, pritet të merret më 21 Mars.

Ndryshimi i avokatit nga ana e Olesia Dukës e ka bërë të pamundur shqyrtimin e ankimimit të bërë nga avokatët e mëparshëm të saj. Deri tani, avokati i saj mbrojtës ka pretenduar pafajësi dhe ka thënë se është viktimë e një skeme të pastrimit të parave nga ana e biznesmenëve denoncues. 38 vjeçarja u denoncua nga biznesmeni Idlir Hoxha nga Durrësi për mashtrim në vlerën e 900 mijë eurove.

Please follow and like us: