Krijimet e Sara Shalës në ankand, për regjisorin Bekim Lumi
Artistët brenda dhe jashtë Kosovës, po vazhdojnë të organizojnë aktivitete në mënyrë që të mblidhen mjete financiare, për ta ndihmuar regjisorin Bekim Lumi që tash e dy vite po përballet me sëmundjen e rëndë të kancerit, shkruan KultPlus.
Edhe miqtë dhe artistët e Bekim Lumit në New York tashmë kanë filluar që përmes krijimeve dhe aktiviteteve të tyre, të kontribuojnë në shërimin e regjisorit Lumi. Në mesin e tyre është edhe dizajnerja Sara Shala, e cila ka vënë në shitje një nga krijimet e saj, që përmban 260 gur kubik zirkon që janë të vendosura në argjend dhe të veshura me ari të bardhë për më shumë shkëlqim.
Please follow and like us: