Përveç deputetëve, universiteti ‘Kristal’ kristalizoi të ardhmen edhe për 900 italianë
Ministria e Arsimit duket se është përfshirë në falsifikimin dhe shitjen e diplomave të falsifikuara megjithëse zëvëndësministri i Arsimit i është rikthyer të dhënave të gjetura në vitin 2015. “Kanë qenë 900 italianë të regjistruar, kur në “Kristal” nuk ka patur programe në gjuhën italiane apo angleze”, tha zëvendësministri.
Prokuroria e Tiranës mbylli hetimin për Universitetin “Kristal”, duke i kthyer përgjigje ministrisë së Arsimit se nuk kishte gjetur të dhëna se nga ky universitet ishin dhënë diploma edhe pas mbylljes së tij.
Prokurorja Suela Salavaçi, i dërgonte përgjigjen e mësipërme Ministrisë së Arsimit në verën e vitit 2016, gati një vit pasi Ministria ankohej se “Kristali” nuk dorëzonte regjistrat dhe se kishin dyshime për diploma fiktive, raporton top channel.
“Për sa i përket pretendimeve lidhur me dyshimet se Universiteti “Kristal” ka vazhduar me dhënien e diplomave studentëve edhe pas heqjes së licencës për më tepër për studentë, të cilët nuk figurojnë fare si të tillë pasi ata nuk rezultojnë të pajisur me numër matrikulimi nga Agjencia Kombëtare e Provimeve, nga hetimi nuk u provua asnjë rast që pas heqjes së licencës që të ketë ndonjë student të diplomuar”.
Deri tani janë gjetur 86 raste kur diplomat e “Kristalit” janë falsifikuar ndërkohë që regjistrat tashmëishin depozituar në ministrinë e Arsimit.
Pronari i ketij universiteti tashme te mbyllur u arrestua pak dite me pare.