Albspirit

Media/News/Publishing

Si reagon ndaj ngacmimeve “Miss-i” i policisë Bashkiake?

Mjaftoi vetëm një postim me rastin e 8 marsit, i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj me 365 zonjat e Bashkisë së Tiranës që njëra prej tyre të bënte pushtonte rrjetet sociale apo edhe portalet.

Ajo është Disilva Muçopata, punonjëse e policisë bashkiake në Tiranë, e cila ka qenë e ftuar mbrëmjen e së mërkurës në Top Show Magazine.

Po ashtu si çdo femër e bukur as ajo nuk u shpëton dot ngacmimeve, e kur është pyetur nga Albana Osmani rreth këtyre situatave, ajo ka treguar detaje rreth këtyre situatave.

“Kur jam me uniformë ka ngacmime të tjera. Të tipit: O shefe a do mi vendosësh mua prangat; O shefe sa sy të bukur paske. Ndërsa kur jam civile i dini pak a shumë ngacmimet e meshkujve”, u shpreh ajo.

E pavarësisht statusit të saj zyrtar “beqare”, Disilva u shpreh se do ta ruaj enigmë statusin e saj real.

Please follow and like us: