Albspirit

Media/News/Publishing

23 korrik 1990 – Ramiz Alia: Të qëllohet mbi shkelësit e kufirit (dokument)

Dokumenti i plotë/Sekret
Mbledhje e sekretarëve të KQ të Partisë1 23 korrik 1990 Në këtë mbledhje shoku Ramiz Alia trajtoi disa konkluzione, probleme e detyra që dalin nga zhvillimi i situatave të brendshme e të jashtme, veçanërisht pas ngjarjeve të 2 korrikut 1990 në Tiranë. Ai porositi sekretarin e Komitetit Qendror të Partisë, shokun Foto Çami, sekretarin e Komitetit të Partisë të rrethit të Tiranës, shokun Pirro Kondi dhe sekretarin e parë të BRPSH, Lisen Bashkurti, të marrin kontakte direkte me masat, sidomos me rininë studentore e intelektualët, të  ndërtojnë një program pune të kualifikuar e të larmishëm dhe të bashkërendojnë më mire tërë punën edukative.

ZHVILLIMI I MBLEDHJES SHOKU RAMIZ ALIA: Desha të bisedoj sot me ju për situatat e ngjarjet që po kalojmë.

Kurrë ndonjëherë imperialistët, reaksioni, tërë armiqtë e komunizmit nuk janë hedhur kundër tij me një sulm kaq të tërbuar sa tani. Ata synojnë të zhduket kudo fara e socializmit dhe e komunizmit. Duhet të jemi plotësisht 1 Mbledhjen e drejton Sekretari i Parë i KQ të Partisë, shoku Ramiz Alia. Marrin pjesë sekretarët e KQ të Partisë, shokët: Foto Çami e Xhelil Gjoni, si dhe shokët Pirro Kondi, kandidat I Byrosë Politike të KQ të Partisë dhe sekretar i Komitetit të Partisë të Rrethit të Tiranës dhe Lisen Bashkurti, sekretar  i parë i KQ të Rinisë. të ndërgjegjshëm se Shqipëria ndodhet në qendër të këtij Synohet të përmbyset pushteti ynë popullor, të shuhet socializmi. Këto synime spikatin akoma më qartë pas ndryshimeve e ngjarjeve që ndodhën në Evropën Lindore, duke përfshirë edhe Bashkimin Sovjetik. Prova më e re për këtë janë ngjarjet që po ndodhin në Bullgari. Presidentin Mlladenov e hoqën, edhe pse e kishin zgjedhur me votime pak kohë më parë. Edhe atje po e marrin pushtetin forcat e hapura antikomuniste, siç ndodhi në Çekosllovaki e në Hungari. Sipas kushtetutës së re që kanë bërë, presidenti mund të ndryshohet, ai mund ta mbyllë parlamentin dhe të bëjë zgjedhje të reja që të tojë partia e tij. Këto synime forcat e reaksionit kërkojnë t’I realizojnë edhe në Shqipëri.

SHOKU FOTO ÇAMI: Kjo është pikënisja, çështja themelore, në bazë të së cilës duhet gjykuar për çdo ngjarje, për çdo qëndrim.

SHOKU RAMIZ ALIA: Njerëzve tanë duhet t’ua bëjmë shumë të qarta synimet e armiqve. Të bisedohet shtruar me të gjitha kategoritë: punëtorë, fshatarë, shkrimtarë, artistë etj.

T’u thuhet që shtrohet çështja për ta mbrojtur pushtetin tonë, Shqipërinë, socializmin. A jeni ju për t’i mbrojtur këto, çka kemi më të vyerat, apo kërkoni t’u nënshtrohemi tekave e kërkesave të borgjezisë,imperializmit e reaksionit? Duhet t’u bëhet e qartë gjithashtu se në ç’rrugë kërkon t’i realizojë reaksioni këto synime. Veçantia e situatës së sotme është se armiqtë përpiqen t’i realizojnë synimet e tyre jo në rrugë violente, ushtarake, me okupacion, por në rrugë paqësore dhe për këtë qëllim po përdorin tri armë të forta: E para, kërkohet demokraci, por në kuptimin që i jep këtij termi borgjezia: demokraci borgjezët, për për antikomunizmin. t’u hapen rrugë e mundësi çdo veprimi antikomunist dhe të përpunohet opinioni sipas interesave të borgjezisë. E dyta, kërkohet pluralizëm. Disa njerëz nuk e kuptojnë se ku synon pluralizmi që pretendon e inkurajon borgjezia dhe mendojnë me mendjelehtësi se nuk ka ndonjë të keqe të ketë edhe te ne dy-tri parti. Por kjo do të thotë të krijohet një opozitë kundër Partisë sonë, e cila nuk do të ishte thjesht luajale, por një armë në duart e reaksionit për të përmbysur pushtetin popullor. Në Shqipërinë e sotme nuk mund të krijohet asnjë lloj opozite serioze kundër Partisë së Punës së Shqipërisë, sepse askush nuk ka influencë t’i kundërvihet terrenit në të cilin ka qenë e ka luftuar deri dje. Cilido punonjës, intelektual, shkrimtar apo shkencëtar i kësaj toke dhe i socializmit nga gjiri i të cilit ka dalë, është bashkudhëtar i tij dhe nuk mund të dalë kundër.

Por reaksionit i duhet një njeri i tillë, i duhet një parti që të jetë antisocialiste, antikomuniste. Kështu e kërkoi dhe e gjeti në Çekosllovaki një Havel, se nuk i hynte më në punë Dubçeku, ngaqë ishte i kompromentuar me komunizmin. E kërkoi dhe e gjeti një të tillë dhe në Hungari. Dhe ja së fundi tani në Bullgari po ndodh e njëjta gjë. Njerëzit tanë nuk e kuptojnë se krijimi i një opozite antikomuniste në Shqipëri do të thotë t’i hapet rrugë pajtimit kombëtar, t’u hapet rrugë disa emigrantëve të shitur të vijnë e të krijojnë këtu parti, shkurt, të vijnë dollarët amerikanë dhe të blejnë votat e popullit tonë. Ajo nuk mund të jetë kurrë politike në kuptimin demokratik të fjalës, por një parti e formuar nga njerëz “të hurit e të litarit” që s’kanë asgjë të përbashkët medemokracinë e me atdheun, pas nocioneve fshihen. Këta njerëz mund pasojnë edhe elementë të tjerë brenda vendit, qofshin vagabondë, të rinj të fantaksur apo edhe ndonjë intelektual që përtej “demokracisë” mendon se “zbulon Amerikën”. Modelet e partive e të idealeve të tyre të kopjuara do t’u ngjanin filialeve të partive gjermane, të subvencionuara prej tyre në Hungari apo në Çekosllovaki. Shembull tipik i përpjekjeve të tilla në vendin tonë ishte aktivizimi i agjenturave të huaja dhe organizimi i koordinuar i tyre për futjen e njerëzve tanë nëpër ambasada. Pra pluralizmi që armiqtë u përpoqën ta inkurajonin, nuk është një pasqyrim i demokracisë, por një mjet për të likuiduar pushtetin popullor në rrugë paqësore, nëpërmjet votive të blera, korrupsionit, presionit politik dhe ekonomik. Kjo është sot arma më e preferuar e reaksionit.

Mund t’ju sjell disa shembuj për ta argumentuar këtë ide. Mjafton të përmendim vetëm zhurmën e madhe propagandistike e premtimet e bujshme që iu bënë Polonisë për t’i dhënë miliarda, në qoftë se pushtetin do ta merrte Solidarnosti. Synimi i reaksionit ishte të siguroheshin vota për Solidarnostin, por më pas asnjë ndihmë në para nuk iu dha Polonisë. Të njëjtat premtime iu përsëritën tani Rumanisë e Bullgarisë, që shpresonin t  merrnin kredi pasi të zhvilloheshin zgjedhjet e lira, por si qeveritë dhe masat, mbetën të zhgënjyera. E treta, armë që përdor reaksioni e e Shqipëria ij sulmi: pullor, për reaksionin, Kjo demokraci synondo qëndrimi enohet një opozitë po demo nj të të cilëve d t’i pasojn ajo synon që në vendet ish-socialiste t’i bërë restaurime pronës private, sidomos asaj të madhe. Kështu pluralizmi politik gjen mbështetjen e vet në pluralizmin ekonomik, me anë të të cilit prona shtetërore socialiste shkatërrohet e shndërrohet në pronë private. Dihet që çdo parti shpreh interesat e një klase të caktuar, ose të përfaqësuesve të një lloji të caktuar prone. Një parti agrare, ta zëmë, nuk mund të shprehë kurrë interesat e fshatarësisë kolektiviste, sepse ajo do të ishte për mbrojtjen e interesave agrare, që toka të jetë pronë private e fshatarit. Vetëm Partia Komuniste shpreh interesat e pronës shoqërore.

Pra, pluralizëm politik dhe ekonomik do të thotë vdekje e pushtetit popullor ose një kundërvënie legale ndaj tij. Kaq i vërtetë është ky konkluzion, sa që edhe deklaratat e fundit të Tregut të Përbashkët për ndihmat e kreditë që do t’u jepen vendeve të Evropës Lindore dolën posaçërisht për të inkurajuar tregun e lirë, kapitalin privat. Në këto tre drejtime, reaksioni i jep rrugë planit për përmbysjen e pushtetit popullor. Te ne prirjet për pluralizëm partish reaksioni i ushqen duke hedhur idenë e pajtimit kombëtar. Para pak kohësh u zhvillua në Lubjanë një i ashtuquajtur Manifestim Kulturor Gjithëshqiptar2, ku ishte ftuar edhe Ismail Kadare. Ideja që të mos politizohet letërsia, por të njihet e të studiohet në tërë vlerat e saj, veçanërisht letërsia e shekujve të kaluar, 2 Ky manifestim u organizua nga Shoqata Kulturore e shqiptarëve “Migjeni” dhe revista e përmuajshme “Alternativa” në datat 22 dhe 23 qershor 1990 në Lubjanë, me pjesëmarrjen e disa personaliteteve të shquara të kulturës e të shkencës shqiptare nga Kosova, Nga RS e Malit të Zi, nga RS e Serbisë, nga Kroacia, Maqedonia, Bosnjë-Hercegovina etj. duke mos gjykuar nga kriteri ideologjik, por nga fryma kombëtare etj., është shfaqur edhe nga ndonjë intelektual a studiues i yni. Dhe ja, “dardha e ka gjithmonë bishtin prapa”.

Në bazë të kësaj ideje qëndron fryma e pajtimit kombëtar që përshkoi edhe Manifestimin Kulturor të Lubjanës. Nën petkun e pajtimit kombëtar synohet të luftohet komunizmi, pushteti popullor në Shqipëri. Ndryshimet e situatave dhe ato në marrëdhëniet midis vendeve reaksioni përpiqet t’i shfrytëzojë në interes të vet. Për shembull, thuhet se Gjermania që pushtoi, vrau e u shkaktoi vuajtje miliona njerëzve u bë aleate me Bashkimin Sovjetik. Ose këtu, te ne, ndonjë bën edhe analogji të tilla: Kur me Gjermaninë që na pushtoi e na vrau, sot kemi lidhur marrëdhënie diplomatike, ç’kuptim ka të mbajmë armiqësi me djalin e ballistit? Sipas kësaj logjike ne, komunistët, duhet të heqim dorë nga idealet tona, të pajtohemi me reaksionin e të shkatërrojmë gjithçka kemi arritur e ndërtuar me mund e sakrifica!

Askush nuk i ka shërbyer imperializmit më shumë se komunistët jugosllavë, megjithatë sot ai as ata komunistë nuk i do. Nuk e do më as Dolansin3, as Shuvarin4, as Puçnikun5 që mori pushtetin në Slloveni as dhe Milosheviçin6 në Serbi, por do njerëz si Tugjmani7, do çetnikët e ustashët, do të mos ekzistojnë më as fjalët “socializëm” e “komunizëm”. 3 Stane Dolans, bashkëpunëtor i ngushtë i Titos, ish-anëtar i Presidencës së RFSJ. 4 Stipe Shuvar, ish-anëtar i Presidencës së RFSJ për Kroacinë, përpara zgjedhjeve të reja. 5 Jozhe Puçnik, udhëheqësi i opozitës antikomuniste në Slloveni. 6 Sllobodan Milosheviç, Kryetar i Kuvendit të Serbisë. 7 Franjo Tugjman, Kryetar i Republikës së Kroacisë, përfaqësues i forcave të opozitës antikomuniste që toi në zgjedhjet e reja. Duhet të jetë i qartë për komunistët, rininë, patriotët e mbarë njerëzit tanë kykuadër ngjarjesh, synimesh e sulmesh armiqësore që i kanosen Shqipërisë. Këtej del konkluzioni e detyra për ta mbrojtur pushtetin popullor, socializmin e fitoret tona. Kjo është njëra anë e problemit. Ana e dytë është se, për të realizuar synimet e tyre, armiqtë do të përpiqen të shfrytëzojnë dobësitë e të metat tona, vështirësitë dhe mungesat në ekonomi, faktorë objective e subjektivë që mund të çojnë ujë në mullirin e tyre. Në këto situata është e domosdoshme të luftohen me këmbëngulje të metat e gabimet e njerëzve tanë, të distancohemi nga ato me të cilat nuk pajtohemi dhe që armiku mund t’i shfrytëzojë. Nuk duhet të marrim në mbrojtje veprime e qëndrime të padrejta. Në qoftë se polici, për shembull, për një shkak të parëndësishëm, përdor dhunën ndaj qytetarëve, duke dalë jashtë kompetencave të tij, duhet thënë që ky  veprim është i gabuar dhe ta dënojmë. Por nuk mund të themi të njëjtën gjë për kufitarin që, në krye të detyrës, qëllon me armë dikë që tenton të kalojë kufirin. Gjatë kufirit tonë me Greqinë janë afruar grupe të mëdha diversantësh.

Ku ta dijë kufitari se ai që kalon kufirin nuk është një diversant që ka hyrë e kërkon të dalë? Ku ta dijë ai se ky njeri nuk ka me vete drogë apo nuk është një vrasës? Kufitari i thotë “ndal” shkelësit të kufirit dhe atë që nuk ndalet, e qëllon. A mund ta bëjmë fajtor pse qëlloi?! Jo, ai bëri detyrën. Por në kolektivin e Kinostudios një shok qenka shumë “i shqetësuar” për këtë problem dhe kërkon përgjigje. Nuk është e vështirë dhe s’ka pse të ngurrojmë për t’i dhënë menjëherë përgjigjen që kërkon, Foto. Ç’do të bënte, për shembull, roja e Kinostudios, në qoftë se dikush do të përpiqej t’i hynte për të djegur arkivin e filmit?

SHOKU FOTO ÇAMI: Edhe unë e lidha përgjigjen që i dhashë atij me një shembull: Në qoftë se dikush do t’i shkonte për t’I vjedhur shtëpinë, ç’do të bënte ai?

SHOKU RAMIZ ALIA: Në këtë rast nuk mund të bëhet krahasimi me vjedhjen e shtëpisë, se shtëpia është pronë personale, ndërsa arkivi i Kinostudios është një prone me vlerë të madhe shtetërore e kombëtare. Natyrisht, kur polici vret një njeri që kërkon të djegë Kinostudion, ne nuk i themi: “mirë bëre që e vrave!”.

Ai njeri mund edhe të kapej e të dënohej ose të plagosej lehtë në këmbë etj. Por as fajtor nuk mund ta bëjmë policin, sepse kur një njeri qëllohet me armë, edhe mund të vritet. Këto çështje duhen sqaruar e përcaktuar drejt. Armiku përfiton si nga gabimet tona dhe interpretimet e fryra të tyre, ashtu dhe nga mungesat që ka tregu. Për shembull, kam marrë vesh se në tregun e Tiranës domatet e specat shiten me çmim shumë të shtrenjtë. Si është e mundur të shiten tani, në pikun e verës, 5,50 lekë një kilogram speca?! A është politikan shoku Llambi Gegprifti8?! Po shefi i tregtisë në Komitetin Ekzekutiv të Tiranës, a e gjykon si njeri politik këtë çështje? E njëjta gjendje ndodh dhe në tregun e Durrësit, ku vetëm në plazh tani ka rreth 15 mijë veta. Këto veprime nuk shkojnë me vijën e Partisë. (Vijon nesër…) 8 Kandidat i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë dhe Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të KP të Tiranës.

Please follow and like us: