Albspirit

Media/News/Publishing

Financim rus i PD, Topalli: I kam kërkuar Bashës transparencë, opozita duhet të jetë e pastër

Jozefina Topalli komenton akuzat e shtuara së fundmi nga ana e mazhorancës, për financim të biznesmenëve rusë ndaj Partisë Demokratike.

Në një intervistë për Vizion Plus, Topalli thotë se një skandal i tillë e ka dëmtuar edhe më tepër opozitën, ndaj kërkon që Lulzim Basha të bëjë transparencë.

Ajo shton se i ka kërkuar kreut të Partisë Demokratike që të bëjë transparencë se përse këto para kanë kaluar of shorë edhe mbi të gjitha cili është burimi i tyre.

Sipas saj, opozita në thelbin e saj duhet të jetë pushtet moral, dhe pushtet moral do të thotë në radhë të parë të jesh i pastër nga korrupsioni.

“Të jesh i pastër nga larja e parave, i pastër në përfaqësimin e atyre që kanë votuar kundër qeverisë; asnjëra prej këtyre gjërave nuk ka ndodhur. E kundërta del nga ajo sa thotë media amerikane, e rikapur nga “Zëri i Amerikës”. Kështu që unë i kam kërkuar atij që të bëjë qartësi dhe të bëjë transparencë për të mirën e tij por edhe për të mirën e forcës politike, emrin e së cilës ai e ka kapur me zor. Nuk e ka bërë deri tani, sa herë ka folur ka shtuar konfuzionin. Unë edhe njëherë i bëj thirrje që të bëjë transparencën e plotë, sa janë paratë që ka paguar Lulzim Basha, sa janë paratë për të cilat ka firmosur Lulzim Basha, sa janë paratë të cilat kanë kaluar në of shore, pse kanë kaluar në of shore, cili është burimi i këtyre parave dhe pse nuk përputhen shifrat”, u shpreh Topalli.

Please follow and like us: