“Për Marksin nuk duhej të kishte mëshirë”, Ismail Kadare, poeti dhe shkrimtari shqiptar, në lidhje me fundin e komunizmit ka thënë se: “Është mundur nga mizoritë e veta. Për Marksin nuk duhej të kishte mëshirë, as për fituesit”.
Revolucioni humbi prej tejkalimit të mizorisë: në luftën e klasave të pandarë nga koncepti marksist nuk kishte mëshirë. E ka shpjeguar Ismail Kadare, i cili foli për Revolucionin e Tetorit, fazë vendimtare e revolucionit rus që shënoi rënien e ruse dhe krijimin e Republikës Sovjetike. “Marks e bazon doktrinën e tij ekonomike dhe sociale në idenë se nuk duhet të ketë keqardhje për të mundurit”-tha shkrimtari shqiptar, duke shtuar se “Komunizmi u rrëzua për shkak se njerëzimi nuk mundi ta pranojë gjithë këtë mizori”. Vetë Kadareja besonte në komunizëm, derisa gjeti ‘trazimin shpirtëror’. Në Evropë tani po ngrihen pikëpyetje nëse ka qenë parakohshëm zgjerimi- me ato vende të Evropës Lindore që sot kanë qeveri autoritare, ndoshta për shkak se ato nuk janë ende gati për demokracinë liberale, por Shqipëria duhet të shkojë në këtë drejtim për Ismail Kadarenë. “Trendi është atje, njerëzit shprehimisht duan Evropën. Kjo rrugë mund të pengohet vetëm nga trashëgimia jonë kulturore. Por, le të vazhdojmë përpara”,- tha shkrimtari shqiptar në intervistën e botuar në “La Stampa”.
RIZGJIMI ISLAMIK DHE ANTISEMITIZMI SHQIPTAR
Një nga pasojat e rënies së diktaturës së madhe komuniste në Shqipëri është ringjallja fetare, veçanërisht ajo e islamit- për Ismail Kadarenë, shpjegimi duhet të kërkohet nga ateizmi shtetëror i imponuar nga regjimi. Megjithatë, ai nuk beson se trazirat në Ballkan janë të rrezikshme: “Në Shqipëri, komunizmi nuk hodhi vërtetë rrënjë, ai u prit ftohtë për shkak se morali tradicional ishte ndryshe, nuk ka qenë kurrë mënyrë e të qenit”. Familja tradicionale në Shqipëri ka pasur gjithmonë një rëndësi më të madhe se kolektivizmi. Ky vend, ndër të tjera, është një përjashtim në marrëdhëniet me hebrenjtë, sepse i ka kursyer dëbimet. Anti-semitizmi ka qenë gjithmonë larg: “Shqipëria kishte një reputacion të keq në botë, por të paktën nuk ishim antisemitë. Të qenit me hebrenjtë për ne është një gjë e njohur”,-shpjegoi Ismail Kadare në një intervistë me La Stampa. Madje, as një mbret reaksionar, si Zogu nuk ishte antisemit, po kështu edhe Hoxha, i cili kishte zemër guri”.
DËSHIRA E SHQIPËRISË PËR TË HYRË NË EUROPË
Ismail Kadare është i bindur se populli shqiptar është më europiani midis popujve të Ballkanit, për këtë, beson se Europa duhet ta mbështesë këtë komb për emancipimin e Gadishullit Ballkanik. Dëshira e Shqipërisë për t’u bashkuar me Europën pikërisht në një kohë kur Bashkimi Europian duket të jetë në krizë, ngjan pothuajse paradoksale, por për shkrimtarin, “një krizë kontinentale është ndryshe nga kriza e vendeve të vogla”. Problemi megjithatë është se prozelitizmi i ekstremizmit islamik mund të ketë ndikim te të rinjtë e Kosovës dhe Shqipërisë, por për Ismail Kadarenë do të jetë nj “ndikim i kufizuar dhe për një periudhë të kufizuar kohore”. Vetëm një valë kalimi për një akumulim keqkuptimesh: “Disa e afrojnë shpjegimin me problemet sociale, por unë nuk besoj te kjo, sepse shkaqet sociale zmadhohen, kur nuk doni të shihni të vërtetën”, – tha ai në një intervistë së fundmi për “La Republica”.
* “Ilsussidiario.net”, 6. 11. 2017