Jennifer Lopez: Regjizori më kërkoi të hiqja këmishën dhe t’i tregoja gjoksin
Ashtu si shumë gra të tjera në industrinë e showbizit, Jennifer Lopez ka një histori #MeToo për ngacmimin e saj seksual, në vitet që ajo po përpiqej të ndërtonte karrierën e saj. Lopez në një intervistë për Harper’s Bazzar, vendosi të ndajë detajet e ngacmimeve seksuale që ajo ka marrë nga një regjisor i njohur.
“Unë nuk kam qenë e ngacmuar si gratë e tjera ,” tha ajo kur u pyet për lëvizjen Time’s Up të grave dhe zbuloi për herë të parë: “Një regjisor më kërkoi të tërhiqja këmishën time dhe t’i tregoja gjoksin tim. Më pyetni nëse e bëra? Jo, nuk e kam bërë”,- tha ajo. Lopez shtoi se incidenti ndodhi në një nga filmat e saj të parë dhe ajo kishte frikë ta denonconte atë kur ndodhi, shkruan PROlajm.al
“Kur e ndalova, u tmerrova. Më kujtohet zemra ime duke rrahur fort në gjoksin tim dhe po mendoja: “Çfarë bëra unë? Ky njeri më jep një punë! Ishte një nga filmat e mi të parë. Por e dija që sjellja e tij nuk ishte e drejtë dhe nuk mund ta refuzoja punën”.
Kjo nuk është hera e parë që ylli latin ka folur për këtë çështje. Në janar, kur ai ishte në Puerto Rico – pas uraganit Maria – një udhëtim që përkoi me Globin Artë, në fjalimin e saj dhe duke pasur partnerin e saj Alex Rodriguez, tha se edhe pse ajo ishte larg nga Hollivudi në kohën kur po merrte përmasa të mëdha lëvizja Time’s Up, ajo e mbështet me gjithë forcën .