Novoselë, sekuestrohen rreth 900 kilogramë drogë
Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike është zbuluar nga banorët e zonës, në Novoselë të Vlorës.
Pasi kanë gjetur rreth 30 thasë të mbushur me kanabis sativa paraditen e sotme, banorët kanë lajmëruar policinë.
Dyshohet se ajo do të trafikohej në rrugë detare drejt Italisë dhe paraprakisht mendohet për 900 kilogramë kanabis të grirë.
Sakaq nga ana policisë vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e trafikantëve, të cilët e kishin fshehur lëndën narkotike në një zonë të pyllëzuar.
Në fotografi dhe video, shihni pamje nga lënda narkotike e sekuestruar, ku thasët janë shpërndarë në zona të ndryshme.
Please follow and like us: