Prokuroria e Tiranës: Nuk ka asnjë hetim për Monika Lubonjën
Ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro ka njoftuar perfundimin e mandatit te drejtoreshës se Qendrës Kulturore të Fëmijëve njëherësh dhe e Teatrit të Kukullave, aktoren Monika Lubonja. Në faqen online të ministrisë është shpallur vendi vakant dhe konkursi për këtë pozicion. Në disa media dhe portale raportohej se ndaj znj. Lubonja kanë nisur hetimet nga prokuroria. Albspirit.com u interesua dhe mësoi zyrtarisht nga zëdhënësja e Prokurorisë së Tiranës se nuk ka asnjë hetim deri mesditën e së premtes (16 Mars) për znj. Monika Lubonja. Zëdhënësja sqaroi më tej se në muajin Janar ishte referuar një material ndaj saj nga Policia e Tiranës, por nuk janë gjetur prova për abuzime, ndaj hetimet janë mbyllur.
Please follow and like us: