Shoqërohet në polici kryebashkiaku i Lezhës, akuza që rëndon ndaj tij
Shoqërohet në polici kryebashkiaku i Lezhës, ku krahas tij nën akuzë janë vënë edhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Bëhet fjalë për kryebashkiakun Fran Frrokaj, i zgjedhuri nga radhët e demokratëve.
Shoqërimi i tij është bërë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe më konkretisht për tjetërsim pronash.
Gjatë mesditës së sotme, Fran Frrokaj, është shoqëruar në polici, së bashku me 22 zyrtarë të tjerë, të cilët akuzohen për të njëjtën akuzë.
Ata dyshohet se kanë abuzuar me detyrën, duke tjetërsuar pronat në Shëngjin e Lezhë.
Please follow and like us: