Dezertime te LSI, ikin drejt PS edhe tre këshilltarë të tjerë në Vlorë
Largimet e këshilltarëve të LSI-së drejt PS-së në bashkitë e vendit janë kthyer gati të përditshme, sa që të le të kuptosh se kemi të bëjmë me një strategji të socialistëve për të goditur ish aleatin e tyre në vitet 2013-2017. Sot janë larguar nga partia e Kryemadhit edhe tre këshilltarë nga Këshilli Bashkiak i Vlorës. Ata kanë zgjedhur t’i bashkohen PS-së. Bëhet fjalë për Luçiana Kopreçka, Rajmonda Jahaj dhe Bashkim Begaj. Ditë më parë pati largime nga Gjirokastra, Fieri e Belshi. Me gjasë pritet që këto largime të vijojnë edhe në bashkitë e tjera.
Please follow and like us: