Albspirit

Media/News/Publishing

Hyqmet Zane: Dy poetët që përjetësohen në një film

 

 

Librazhdi është kthyer në një truall që di të nderojë artistët dhe poetët, që di të vlerësojë artin dhe shpirtin e njerëzve që i dhanë shpirtin botës së letrave. Këtë mesazh ka dhënë me filmin e tij regjisori i respektuar, Namik Ajazi, që ka hedhur në celuloid një histori tragjike të 30 vjetëve më parë. Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, tashmë kanë merituar edhe një montazh përjetësimi me një dokumentar të letrarizuar dhe të poetizuar nga një njeri që më shumë se i ka njohur personalisht, ka përjetuar edhe ai si ata një botë të cilësuar të vdekjes së njeriut me mjetet ëm gjakatare dhe për hiçgjë, vetëm e vetëm se kështu thoshte diktatori dhe diktatura që donte të mbijetonte përmes gjakur të derdhur nga pafajësia e një populli që ishte i kapur nga mafia e komunizmit.

Këtë herë qytetarët librazhdas kanë risjellë në kujtesë ato momente që i përkasin një sistemi që u ngrit mbi eshtrate viktimave të tij, siç edhe ndodhi tragjikisht me dy poetët, tashmë të mirënjohur mes lotësh e dhembjes. Nëse më 1994 ish-presidenti i asaj kohe, Sali Berisha, i dekoroi “Martirë të demokracisë”, nëse pushteti i Librazhdit u dha titullin “Qytetarë Nderi”, nëse nxënësit e dy shkollave mësohen në godinat që mbajnë emrat e dy personazheve të një filmi, nëse mendja e një artisteje i projektoi dhe dora e një skulptori i ngriti në memorial që e nderoi edhe presidenti i sotëm Alfred Moisiu një vit më parë, tashmë profesionalizmi i një regjisori filmik i përjetësoi në një vepër kushtuar ekskluzivisht atyre, bijëve të Bërzeshtës atdhetare.

Vendosja e spoteve për shfaqjen e një filmi dokumentar premierë, kishin paralajmëruar një ngjarje që tashmë po përmbushet në harkun e 30 vjetëve, kur më 17 korrik plumbi i antishqiptarit qëlloi mbi trupin e brishtë të pinjollëve të shqiptarizmit, që nga thellësitë e shekujve e deri tek Hajdar Blloshmi, ai që hapi shkollën e parë shqipe në Bëezeshtë më 1895, që mori pjesë në Kongresin e Manastirit për gjuhën shqipe dhe atë Normle bashkë me Luigj Gurakuqin në Elbasan më 1 dhjetor 1909. Ishte surprizë për regjisorin Namik Ajazi, që në sallë ndodhej ish mësuesi dhe drejtori i shkollës së Bërzeshtës, Fatmir Kopili, që me një emocion të veçantë  dhe me një dënesë lotësh me fjalët e tij krijoi një atmosferë prekëse nga retrospektiva e nëj kohe që ishte e dhimbshme, sa vlera e një ditë pune ishte 10 lekë të vjetra ose sa për nëj kilogram gjalp për nëj vit të tërë. Por për poetët e pavdekshëm në këtë jubilee ku ndodhej edhe babai i Vilson Blloshmit, i regjur nga pasha e halleve, Sami Blloshmi, jeta e tyre si shqiptrë të mirë nisi me mësimet e veprave të kolosëve të letërsisë, të disa gjuhëve të huaja dhe të punës si mësues të mirë në edukimin e fëmijëve me shpirtin e lirisë dhe atdhetarizmit.

Kishin nderuar këtë promovim edhe qytetarët elbasanas, poetë dheartistë, drejtues të medias dhe të ardhur nga Tirana, pushtetarë dhe partiakë që kanë mbetur të shtangur jo vetëm nga mënyra e paraqitjes së filmit, por edhe nga mënyra e ndërtimit, gjetja e momenteve të veçanta dhe të spikatura, nga intervista e gruas Diana të Vilson Blloshmit dhe vëllait të tij, ish të burgosurit, Bedri Blloshmi, të Hysni Dalipit, ish i burgosur bashkë me dy poetët, të gruas së Genci lekës, Zhuljetës. Çdo fjalë dhe çdo sekuencë, çdo detaj ishte në funsion të mesazhit se diktaturat si ajo e Enver Hoxhës janë makbethiane dhe të paarritshme që patën me vete ehde mendjet shterpë si ajo e poete-hetuese Diana Çuli dhe poetit-sadist Koçi Petriti. Strukturat e një hetuesie politike dhe torturat e xhelatëve, dëshmitë e mëkatarëve dhe udhëheqja e shtetit criminal të personifikuar te Enver Hoxha, janë të ngacmuara dhe të dhëna me vërtetësi të madhe nga njjë film që vetëm shpalos të vërtetat e hidhura të një kohe që vrau edhe poetët, ashtu siç vrau edhe një popull të tërë për 45 vjet dhe vazhdon ta vrasë edhe sot, me pjesëmarrjen si deputetë të bijëve të diktaturës të future edhe në parlament. Jeta vazhdon dhe fëmijët e poetëve nuk harrojnë që t’I bëjnë peshqesh kombit mesazhin e madh se kur harrohet e keqja si diktatura staliniste enveriste, ajo përsëritet edhe më tragjikshëm. Poetët Vilson Blloshmi dhe Genc Leka janë vërtet të përjetësuar dhe sytë e një babai, të cilët i janë tharë lotët e dhembjes nga vrasjet e nëj fisi të tërë, janë të qartësuar se figura e bijve të vërtetë të Shqipërisë që e duan lirinë dhe demokracinë kanë shembull të paharruar bijtë e Bërzeshtës dhe Librazhdit që u kthyen në pishtarë të një realiteti që vrau, dogji zemra dhe thau shpirtrat më të bukur të jetës.

Republika, 1. 06. 2007

 

Please follow and like us: