Kokëdhima paralajmëron ardhjen e një kompanie tjetër për të shfrytëzuar naftën
ZGJIDHJA denoncoi lënien pa punë të mijëra naftëtarëve nga mbyllja e rafinerisë së naftës në Ballsh dhe paralajmëroi se një tjetër kompani do të vijë në vend të asaj që mbylli ARMO-n në nëntor, për të përfituar sërish nga mospagimi i taksave.
Në një status në “Facebook”, kreu i ZGJIDHJA-s, Koço Kokëdhima tha se zbardhja dhe ndëshkimi i përgjegjësve të masakrës së ARMO-s do të jetë një nga prioritetet e ZGJIDHJA-s në pushtet.
Postimi i plotë
ARMO, kur do të grabitet sërish?!
Punonjësit e ARMO-s janë lënë në mëshirë të fatit pa punë dhe pa rroga. Askush nuk i pret dhe dëgjon. IRTC u tërhoq nga operimi i rafinerisë në fund të nëntorit të vitit të kaluar dhe la rreth 50 milionë euro taksa të papaguara. Qeveria mori meritat kur ARMO rifilloi punën në shtator të vitit 2016. Tani zhvilloi vetëm një videokonferencë me punonjësit dhe me kaq e quajti të mbyllur përgjegjësinë e saj. Qeveria u jep klientëve të vet të drejtën që të shfrytëzojnë barbarisht pasurinë kombëtare dhe të zhduken pa paguar miliarda lekë taksa ndërkohë që ua ndërpreu ndihmën ekonomike mijëra e mijëra të varfërve dhe po mbyll gjithashtu mijëra biznese të vogla, duke ulur kufirin e TVSH-së. ZGJIDHJA ka mësuar informacione të besueshme se një kompani tjetër, po përgatiten që të shfrytëzojë sërish ARMO-n, duke përpunuar e shitur naftë dhe duke mos paguar sërish taksa. Zbardhja dhe ndëshkimi i përgjegjësve të masakrës së ARMO-s do të jetë një nga prioritetet e ZGJIDHJA-s në pushtet.
#ZgjidhjaPërMirëqeverisjen
Please follow and like us: