Paqe e përjetshme mes modeleve shqiptare në SHBA
Ato janë dy modele të adhurueshme, ndër më të bukurat që ka Shqipëria dhe famën e tyre e kanë çuar përtej kufirit, me një karrierë të sukseshme në fushën e modelingut në Amerikë. Xhesika Berberi dhe Adrola Dushi janë dy mikesha të pandara, të cilat kohët e fundit janë parë të jenë disi të distancuara. E ftuar në emisionin ‘Thumb’, Xhesika Berberi ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për një zënkë mes tyre. “Unë dhe Adrola nuk jemi zënë dhe s’ka për të ndodhur kurrë. Jemi në zemrat e njëra-tjetrës”, është shprehur Berberi. Xhesika ka shtuar se Adrolës i është dashur të shkojë në një qytet tjetër pranë famijet, që të mund ta ndihmojnë në rritjen e djalit të saj Troit.
Please follow and like us: