Përfitimet nga kungujt
Kungujt janë perime me nivel të ulët karbohidratesh dhe nivel të lartë fibrash. Këto veti ndihmojnë ndjeshëm në humbjen e kilogramëve të tepërt.
Ky perim përmban gjithashtu nivel të lartë uji, që ju bën të ndiheni të ngopur për një periudhë më të gjatë. Nuk përmban yndyrë dhe ka pak kalori.
2. Përmirëson shëndetin e zemrës
A keni dëgjuar ndonjëherë për dietën DASH? Kjo është dieta që ndihmon në përmirësimin e shëndetit të zemrës duke ulur hipertensionin. Sipas një raporti publikuar nga Insituti i Zemrës, Mushkrive dhe Gjakut, kungujt janë një përbërës shumë i rëndësishëm në dietën DASH. Kungujt kanë nivel të ulët kolesteroli, kripe dhe yndyre dhe përmbajnë shumë fibra. Siç e dime sasia e lartë e fibrave lidhet ngushtë me uljen e riskut për hypertension dhe sëmundje zemre. Sipas një studimi nga shkencëtarët kinezë, kungujt janë të pasura në folate, të cilat ndihmojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Kungujt janë të pasur në kalium dhe magnez, e kjo sasi i liston si superushqime për shëndetin e zemrës. Studimet kanë treguar se mungesa e këtyre dy elementeve çon në problem me zemrën dhe shëndetin kardiovaskular në tërësi. Një tjetër përbërës tek kungulli është riboflavina, ose vitamin B-compleks shumë e nevojshme për prodhimin e energjisë. Në një studim, fëmijët me problem në zemër kishin mungesë të lartë të riboflavinës. Një studim nga ekspertët kinezë e lidhin mungesën e riboflavinës me problemet e zemrës tek diabetikët. Mungesa e riboflavinës është gjithashtu e lidhur me disa defekte në lindje tek gratë shtatzëna, që lidhen me zemrën e embrionit.
3. Përmirëson shëndetin e syve
Kungujt janë të pasur në lutein and zeaxanthin, dy antioksidantë që parandalojnë degjenerimin macular. Në fakt disa problem të shikimit si glaucoma apo degjenerimi macular nuk kanë shenja parandaluese. Prandaj për të marrë masa parandaluese është mirë të hani më shumë kunguj gjatë muajit. Kungujt janë gjithashtu një burim i mirë i vitaminës A apo asaj që ndryshe quhet vitamin e shikimit..
4. Mban nën kontroll diabetin
A janë të mire kungujt për diabetikët? Sigurisht që po! Ushqimet me fibra si kungujt ju mbajnë të ngopur për një kohë më të gjatë dhe kjo ndihmon në trajtimin e diabetit. Fibrat dietike tek kungujt vonojnë përthithjen e glukozës dhe ndihmojnë pacientët me diabet të tipit 2. Një studim gjerman thekson se ushqimi me fibra mund të jetë një nga mënyrat më të mira për të parandaluar diabetin e tipit 2.
5. Ndihmon në uljen e kolesterolit
Kungujt ndihjmojnë në uljen e kolesterolit e para se nuk përmbajnë kolesterol dhe e dyta fibrat tek kungujt thithin kolesterolin e keq.
6. Ndihmon në kurimin e astmës
Sipas një studimi të studiuesve iranianë, niveli i lartë I vitamins C tek kungujt ndihmon në trajtimin e astmës. Aftësitë anti-inflamatore tek kungulli kontribuojnë gjithashtu në trajtimin e kësaj sëmundje. Së bashku me vitaminën C, kungujt përmbajnë gjithashtu edhe bakër që është një element shumë i rëndësishëm gjithashtu për trajtimin e astmës. Një studim finlandez ka treguar përfitimet e vitamins C në trajtimin e episodeve të astmës, por gjithashtu edhe në hiperndjeshmërinë e bronkeve. Siç e dime, vitamin C ndihmon gjithashtu në trajtimin e gripit.
7. Mbron kundër kancerit të zorrës së trashë
Për shkak të fibrave, kjo perime mbron kundër kancerit të zorrës së trashë!
Një studim në Los Angeles tregon se fibrat dietike luajnë një rol të rëndësishëm në rregullimin e funksionit normal të zorrëve dhe në ruajtne e shëndetit të membranës së zorrës. Sipas studimit duhen 20 deri në 35 gramë fibra në ditë për të parandaluar kancerin në zorrën e trashë.
8. Ul tensionin e lartë
Tensioni i lartë i gjakut vjen gjithashtu edhe nga jeta stresante që bëjmë
Por duke konsumuar më shumë kunguj të cilët janë të pasur në kalium, ka shumë mundësi të luftoni edhe hipertensionin. Për çudi, kungulli ka më shumë kalium se një banane.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë një të rrituri i nevojitet një dozë ditore 4.7 gramë kalium në ditë.
Kaliumi është një nga elektrolitet e rëndësishme në trupin tonë. Kërkohet një balance me sodiumin në shkallën 2:1. Ushqimet e shpejta kanë më shumë sodium se kalium prandaj kjo është një arsye për të mos konsumuar më. Kungujt kanë një sasi të lartë kaliumi, vetëm një kungull mesatar përmban 512 miligramë kalium pse 11% të kërkesës ditore.
9. Vonon plakjen
Tregu i produkteve kundër plakjes është një treg i madh sot, një industri jo më pak se 1 miliard dollarë. Kungulli përmban antioksidantët lutein and zeaxanthin që kanë fuqi të madhe kundër plakjes. Ato mbrojnë qelizat dhe lëkurën nga demi që shkaktojnë radikalet e lira.
Roboflavina tek kungujt ndihmon gjithashtu në shëndetin e lëkurës, thinjve etj.
10. Forcon dhëmbët dhe kockat
Perimet e gjelbra si kungujt ndihmojnë në forcimin e kockave dhe të dhëmbëve. Luteina dhe zeaxanthina ndihmojnë në mbajtjen të forta të dhëmbëve dhe kockave dhe gjithashtu forcojnë qelizat e gjakut. Kungujt përmbajnë gjithashtu vitamin K, që ndihmon në kocka më të forta. Magnezi është një tjetër element tek kungulli. Sasia më e lartë e mganezit të trupit është i përqëndruar tek kockat. Ky element ndihmon në ndërtimin e kockave dhe dhëmbëve më të fortë. Magnezi bashkëpunon me kalciumin për të përmirësuar kontraktimin e muskujve. Folatet tek kungujt mbrojnë gjithashtu kockat, po ashtu betakarotenet. Studimet tregojnë se trupi i shndërron betakarotenet në vitaminl A, që kontribuon në rritjen./radio kina/