Poeteka: Kartolinat letrare si format komunikimi mes kulturave
Kartolinat letrare nën titullin “Nga Austria me dashuri” do të jenë ato që do të vijojnë përurimin e vitit kulturor mes Austrisë dhe Shqipërisë, që tashmë ka filluar. Në kuadrin e këtyre veprimtarive dhe nën moton: 2018 – një vit plot ngjarje kulturore mes Austrisë dhe Shqipërisë – Ambasada e Austrisë në Tiranë, në bashkëpunim me Poeteka, çel programim “Poetry Card – From Austria to Albania with Love”
Kartolinat letrare nën titullin “Nga Austria me dashuri” do të jenë ato që do të vijojnë përurimin e vitit kulturor mes Austrisë dhe Shqipërisë, që tashmë ka filluar. Në kuadrin e këtyre veprimtarive dhe nën moton: 2018 – një vit plot ngjarje kulturore mes Austrisë dhe Shqipërisë – Ambasada e Austrisë në Tiranë, në bashkëpunim me Poeteka, çel programim “Poetry Card – From Austria to Albania with Love”. Veprimtaria që do të çelet në Hemingway Bar, më 20 Mars, ora 19:00, i sjell publikut të gjerë, por veçanërisht lexuesve dhe përkthyesve një mjet të ri komunikimi, siç është komunikimi përmes kartolinave dhe të rejave që sjellin ato.
“U zgjodh pikërisht ky format dhe jo ndonjë tjetër, pasi Austria njihet si një prej atyre shteteve që i përdorën kartolinat si mjet komunikimi mes kulturave që herët. Tashmë ky komunikim përmes imazhit dhe tekstit që ofron kartolina përbën një traditë të gjerë dhe të pasur 115-vjeçare.
Poeteka e rikthen këtë traditë përballë publikut shqiptar në një format të ri, kushtuar promovimit të kulturave përmes teksteve letrare, përmes përkthimit dhe leximit të autorëve austriakë dhe shqiptarë”, thote botuesi Arjan Leka.
Si pjesë e këtij programi Poeteka ka përgatitur një seri me kartolina kushtuar autorëve austriakë, krijimtarisë së tyre të përkthyer në shqip, por edhe disa autorëve shqiptarë që jetojnë në Austri. Mes tyre mund të përmenden poetë e prozatorë Rilke, Jelinek, autorë reportazhesh e shënimesh udhëtimi si Joseph Roth, i njohur për tekstet e tij kushtuar Shqipërisë në periudhën mes dy luftrave, shkrimtarë për fëmijë si Christine Nöstlinger, artistë që e kanë vizituar Shqipërinë si fitues të bursës për rezidencën letrare “Poeteka- Tirana in Between”, si artisti grafik dhe botuesi Christian Tanhäuser apo Ilir Ferra, autorë të botuar në gjuhën shqipe, si Andrea Grill apo shkrimtarë si Karl Markus Gaub, që do të jetë në Tiranë gjatë muajit tetor 2018 .
Përmes tyre vëmendje e posaçme u kushtohet edhe përkthyesve, si urë mjaft e rëndësishme komunikimi. Të gjithë së bashku, autorë, përkthyes dhe lexues komunikojnë mes tyre me ndërmjetësinë e kartolinave. Përmes formatit të “fjalës fluturake”, rivendoset një marrëdhënie e veçantë jo vetëm me imazhin, por edhe me leximin.
Ata që do i marrin në dorë kartolinat letrare, do të njihen jo thjesht portretet e autorëve, por mund ta lexojnë krijimtarinë e tyre të përkthyer në gjuhën shqipe, ndërkohë që ata që njohin gjermanishten mund ta lexojnë këtë krijimtari në gjuhën origjinale të shkrimit.
Kjo nismë e shtrin datën e komunikimit mes kulturave jo vetëm në marrëdhëniet e sotme, por vendos si kufi një datë historike prej më shumë se 70 vjet, për çeljen e projektin “Poetry-Card”.
Vetë programi, i shtrirë përgjatë gjithë vitit 2018, përmban mjaft befasi. Por takimi përurues i formatit të kartolinës letrare bëhet tejet i veçantë pasi, bashkë me portretin në formë pulle të poetit të shquar austriak Rainer Maria Rilke, si autori që çel serinë e kartolinave letrare, publikut i bëhet e njohur edhe ballina e një reviste letrare të Shqipërisë së vitit 1944, e cila do t’i shfaqet lexuesit më 20 mars, në vigjilje të Ditës Botëtore të Poezisë.
Vetë programi, i shtrirë përgjatë gjithë vitit 2018, përmban mjaft befasi. Por takimi përurues i formatit të kartolinës letrare, qe mbahet në “Hemingway Bar”, ditën e martë, më 20 Mars, në vigjilje të Ditës Botërore të Poezisë, bëhet tejet i veçantë, pasi bashkë me portretin në formë pulle të poetit të shquar austriak Rainer Maria Rilke, si autori që çel serinë e kartolinave letrare, publikut i bëhet e njohur edhe ballina e një reviste letrare të Shqipërisë së vitit 1944.
Këto të dhëna i ofrohen publikut përmes një ligjërate nga shkrimtari dhe studiuesi Arian Leka, si pjesë e një hulumtimi që ka kryer në shtypin letrar mes viteve 1930-1940, lidhur me marrëdhëniet kulturore shqiptaro-austriake, kryesisht në revistat “Hylli i Dritës”, “Leka”, “Fryma” etj.
Në këtë revistë letrare, pavarësisht nga vitet e vështira politike, janë promovuar vlera te kulturës letrare austriake. Bashkë me to, kureshtja e këtij përurimi shtohet përmes përkthimit në shqip të poezisë së Rilkes, nënshkruar me pseudonim letrar nga një autor e përkthyes që asokohe ishte në hapat e tij të parë.
Për një komunikim më të gjerë me publikun programi “Poetry Card – From Austria to Albania with Love” do të bëhet i njohur përmes takimeve dhe bisedave në shkolla, në qoshkat letrare dhe kafe-libraritë e kryeqytetit dhe të disa qyteteve të tjerë, në institucione të ndryshme kulturore, në galeri arti, autobusë turistikë, të cilat do e mbështillnin qytetin me këtë atmosferë të të rrallë të komunikimit përmes kulturave.