Albspirit

Media/News/Publishing

Putin hakmerret, dëbon 23 diplomatë britanikë

Rusia ka vendosur që të dëbojë 23 diplomatë britanikë, duke u hakmarrë ndaj vendimit të kryeministres Theresa May, e cila dëboi të njëjtin numër diplomatësh rusë.

Ministria e Jashtme ruse tha se 23 punonjës të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Moskë do të deklarohen persona “non-grata” dhe brenda javës do të dëbohen.

Ndërkohë vijojnë akuzat dhe kundërakuzat mes dy shteteve. Nga njëra anë është Britania dhe aleatët, të cilët akuzojnë Moskën për helmimin e ish-spiunit dhe nga ana tjetër Kremlini i cilëson shokuese dhe të pafalshme akuzat.

Një ditë më parë, sekretari i jashtëm britanik, Boris Johnson deklaroi se me shumë gjasë urdhrin e helmimit të ish-agjentit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia Skripal, me agjentin nervor “Novichok” e ka dhënë vet Vladimir Putini.

Please follow and like us: