Albspirit

Media/News/Publishing

Rita Ora bën paqe me Kardashianet

Disa vite më parë këngëtarja shqiptare, Rita Ora, ishte në një lidhje dashurie me vëllain e Kim Kardashian, Rob. Por kjo lidhje e tyre përfundoi dhe përgjegjëse për këtë familja Kardashian-Jenner, bëri Ritën, pasi sipas tyre Rob e vuajti shumë ndarjen, e pikërisht për këtë arsye ato e përjashtuan këngëtaren nga çdo event apo dalje publike të organizuar nga familja e tyre. Kris Jenner, mamaja e Kim, gjatë një interviste për mediat e akuzoi këngëtaren shqiptare se ajo e shfrytëzoi marrëdhënien me Rob për të marrë famë dhe vëmendje. Por duke qenë se nga ndarja e çiftit kanë kaluar disa vite, tashmë gjërat i kanë mbetur së kaluarës dhe marrëdhëniet e Ritës me familjen më të famshme në botë janë rregulluar. Mesa duket tashmë Kriss Jenner dhe Rita Ora kanë marrëdhënie miqësie me njëra-tjetrën, dhe këtë e ka vërtetuar pjesëmarrja e tyre në eventin e Lorraine Schwatz, ku vajzat shfaqen duke buzëqeshur midis tyre./TCh/

Please follow and like us: