Albspirit

Media/News/Publishing

Shqiptarët e Tuzit, Plavës dhe Gucisë kërkojnë pavarësi kulturore, ekonomike dhe politike nga Mali i Zi

Shqiptarët autoktonë, që jetojnë të kontrolluar e të administruar keq nga shteti një-etnik, Mali i Zi, duan të organizohen e të ndërtojmë platformën e pavarësisë politike, kulturore e ekonomike nga shteti jo-demokratik i Malit të Zi, shkruan Mekuliress.info

Trevat historike të Plavës dhe Gucise, Tivarit, Tuzit dhe të Ulqinit, së shpejti do të shpallen “Republika e shqiptarëve në Mal të Zi”; Republikë apo bashkësi që do të kishte elemente shtetformuese në Mal të Zi. Shqiptarët janë hiq më pak se 15 për qind në këtë shtet jodemokratik. Projektligji nuk mundëson që simbolet kombëtare të përdoren edhe në ato zona ku pjesëmarrja e pakicave është nën nivelin 5%. Dhe kjo duhet të ndryshoj.

Shqiptarët nga trevat historike e etnike të Malit të Zi duan të gëzojnë po të njëjta të drejta që kanë serbët në Kosovën “shumetnike”, të banuar me 95% shqiptarë auokton. Këtu mungon e drejta për informim në gjuhën shqipe, në këtë shtet nuk ka shkolla të mjaftueshme në gjuhën shqipe. Në këtë shtet shqiptarët nuk janë të përfaqeësuar në institucionet publike. Papunësia e shqiptarëve është skajshmërisht e madhe. Pastrimi etnik është në fazën përfundimtare. Asimilimi përmes gjuhës sllave është pathuaja i kryer. Identteti shqiptar është në zhdukje e sipër.

Andaj, shqiptarët në Mal të zi sot e thonë hapur: Edhe ne jemi pjesë e kombit shqiptar. Në jemi pjëse e kombit të ndarë nga Tirane, Prishtina e nga Shkupi. Ne nuk jemi malazezë etnik, nuk jemi as boshnjak e as serbë: Ne duam shkolla fillore shqipe, duam shkolla të mesme e universitet në gjuhën shqipe, duam punësim, siguri dhe njohje e respekt për identtetin tonë shqptar./MekuliPress/

Please follow and like us: