Sindikatat në Zvicër në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve
Shumë bashkatdhetarë tanë në Zvicër kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë me dekada të tëra në ndërtimtari. Puna në ndërtimtari është e rëndë. Pasojat shpesh ndjehen më vonë në formë të dhimbjeve dhe problemeve me gjymtyrët. Andaj, është shumë me rëndësi, që punëtorët e ndërtimtarisë të mund të gëzojnë pensionin më herët. Këto ishin edhe arsyet kryesore të cilat i detyruan punëtorët, që së bashku me sindikatën e tyre të kërkojnë pensionim të mëhershëm. Tash kjo e arritur sulmohet prapë nga punëdhënësit…
Gjendja e punëtorëve në vendet amë është shumë e vështirë. Ata janë të zhveshur deri edhe nga te drejtat elementare, andaj me kërkesë të autorit, të cilën e mbështesim edhe ne si redaksi, ju lusim që sipas mundësive ta publikoni artikulin, i cili mund të shërbejë si shembull se si duhet luftuar për të realizuar të drejtat e tyre legjitime për kushte mëtë mira pune, për paga të dinjitetshme, për pensionim më të hershëm me pensione solide dhe për ruajtjen e shëndetit në punë…
Sindikatat e Zvicrës: Pensionimi me 60 vjet në ndërtimtari duhet mbrojtur!