Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestohet nga policia “Juli i Pashakos”, lidhja me Aldo Baren

Një aksion si në filma është realizuar nga policia e Lushnjës dhe Forcat e ndërhyrjes së shpejtë për arrestimin e një 37 vjeçari pasi udhëtonte me armë dhe nuk i është bindur thirrjes për të ndaluar.

Në pranga përfundoi Julian Sulo, banues në Karbunarë, Lushnjë.

Policia e qytetit në bashkëpunim me FNSH Fier bënë të mundur arrestimin e tij duke sekuestruar edhe një armë zjarri tip “Grand Power” dhe një krëhër me 15 fishekë.

“Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në lagjen “Gafur Muço”, shtetasi Julian Sulo duke udhëtuar me mjetin tip B.M.V të blinduar, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar.

Policia iu vu në ndjekje shtetasit të lartëpërmendur i cili pasi braktis makinën, hedh armën që mbante në mjet dhe largohet me vrap në rrugicat e qytetit. Falë veprimeve të shpejta të policisë së Lushnjes dhe FNSH Fier, u bë e mundur kapja e këtij shtetasi në lagjen “18 Tetori”, Lushnje”,sqaron policia.

Në afërsi të mjetit është gjetur një pistoletë tip “Grand Power” Q 100, një krëhër me 15 fishekë dhe një fishek në folenë e fishekut, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Po kush është Julian Sulo?!

37-vjeçari mësohet se ka një lokal dhe një lavazh në qytetin e Lushnjës. Ai nuk është person i panjohur për policinë. Ndryshe ai njihet edhe si “Juli i Pashakos” dhe është një nga personat e shoqëruar si të dyshuar për masakrën në Lushnjë, ku u ekzekutuan Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, miq të nipit të Aldo Bares, Laert Haxhiut.

Sula u vetëdorëzua në polici pas vrasjes së dy të rinjve, por u lirua më pas për mungesë provash.

Ndërsa më 11 qershor 2016 Julian Sulo u plagos pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër në një pikë bastesh, në lagjen “Skënder Libohova”. Ai u godit me 20 thika në trup, ndërsa u shpëtua nga një kalimtar i rastit.

Please follow and like us: