Albspirit

Media/News/Publishing

Blogeret në aksion, njihuni me vajzat më trendy në Tiranë

Livia Myftari, revista Class

 

E bukura është gjithmonë frymëzuese e si e tillë përqafohet çdo ditë e më shumë nga vajzat e reja të cilat me pasion, krijojnë stilin e tyre të jetesës… Shumë prej tyre e shohin të bukurën në stilin e veshjes, në ndjekjen e modës e në krijimin e tendencave të reja të cilat shpeshherë bëhen frymëzuese edhe për njerëzit që i shohin e i ndjekin nga jashtë… Pasioni për të bukurën zë vend gjithashtu në kujdesin që një vajzë ka ndaj vetes, lëkurës e mirëmbajtjes së saj e shumë të tjera e gjejnë pasionin në mirëmbajtjen e trupit, ushqimit të shëndetshëm e dëshirës për të qenë gjithmonë “on point” me peshën e tyre trupore. Nuk mungojnë edhe ato të cilat e zhvillojnë pasionin duke lexuar, udhëtuar e duke zbuluar skutat më të errëta të kënaqësisë virtuale… Ka një sërë dimensionesh të së bukurës e sigurisht që ka pafund vajza që kanë krijuar tashmë një “teori” për të shpjeguar pasionin dhe frymëzimin e tyre.

Bëhet fjalë për blogun, metodën më të re të krijimit të suksesit dhe mekanizmin më të qartë për krijimin e popullaritetit dhe ndarjes së pasioneve me një grup të madh njerëzish… Jo më kot shumë të rinj e të reja kalojnë kohë të konsiderueshme në krijimin e kurimin e një blogu si një dritare për të shprehur më shumë nga vetja e tyre.

Revista Class është angazhuar së fundmi për të promovuar pasionet dhe frymëzimet e të rinjve që dëshirojnë të bëhen pjesë e një komuniteti, ku ndahen vlerat e gjithësecilit me qindra lexues e ku e përbashkët është gjithmonë e bukura.

Anta, Era, Magi, Arjena, Rea, Alba, Cansel dhe Cenkuela janë vajzat që lexoni çdo ditë në Class Blog dhe nëse jeni kurjozë për të mësuar më shumë prej tyre, lista e mëposhtme do t’ju njohë më gjerë…

1

Arjena Duci
Arjena është një fashion blogere e diplomuar si teknike laboratori por e bindur që nuk do ta ushtrojë kurrë profesionin e saj… Ka një shpirt artisteje që frymëzimin e merr në çdo vend sepse është e bindur që ai gjendet kudo, mjafton të dish ta shohësh. Pasionin për modën e ka nisur që herët dhe e ka konkretizuar me një blog të suksesshëm para 3 vitesh nga i cili merr kënaqësi kur këshillat e saj rezultojnë të vlefshme për njerëzit që e ndjekin. Blogu i Arjenës përveçëse një hapësirë për të ndarë informacione rreth modës është gjithashtu një vend ku “poezia e shpirtit” merr jetë. Me një stil tipik parizien, Arjena punon fort çdo ditë që blogun e saj ta kthejë në një profesion të mirëfilltë dhe shpreson shumë se edhe në vendin tonë ai do të konsiderohet si një punë e vërtetë… Alanna Durkovich është një ikonë mode për të pasi ajo është e suksesshme dhe me stil në të njëjtën kohë. Eksperiencën në Class Blog në revistën Class, Arjena e konsideron si më të bukurën që i ka ndodhur në fushën e modës pasi është në fazën e rritjes si blogere dhe ndihet e lumtur që ka njohur vajza të tjera plot stil, ëndrra e bukuri shpirtërore. Instagram: arjenaduci Blog: thatwildflower.com

2

Anta Haxhiraj
Anta është një 24 vjeçare e sapo diplomuar në mjekësi e cila krahas studimeve ka edhe sipërmarrjen e saj që buron nga arti dhe e bukura dhe kujdesin ndaj vetes e konsideron si kryefjalë të jetës së saj. Ajo frymëzohet nga njerëzit që punojnë për të realizuar ëndrrat dhe 4 vjet më parë me krijimin e blogut të saj, nisi punën për realizimin e një dëshire të madhe… Kënaqësia që Anta merr nga blogu është pozitiviteti dhe mirënjohja që njerëzit i shprehin pasi lexojnë këshillat e saj për kujdesin ndaj lëkurës dhe ajo përpiqet çdo ditë që çdo informacion të jetë i saktë dhe i drejtë. Klasike por edhe mendje krijuese, Anta rrëfen se blogu për të është kthyer në një punë sepse impenjimi për t’i mbajtur njerëzit të lidhur duhet të jetë maksimal. Ka shumë blogere të të njëjtit stil që e frymëzojnë mjeken por ajo që ka ndikim më të madh dhe e frymëzon më shumë është Chriselle Lim. Mundësinë për të ndarë frymëzimet dhe pasionet e saj në dritaren e madhe të revistës Class në rubrikën Class Blog, Anta e përkufizon si një shkollë nga e cila ka shumë për të mësuar. Instagram: anta_haxhiraj Blog: cocomed.al

3

Era Rrumbullaku
Era jeton në Tiranë, është studente në master per drejtësi dhe frymëzohet vazhdimisht nga udhëtimet, moda dhe e bukura. Ajo udheton shumë dhe eksplorimi i jep mundësinë për të zhvilluar pasionet e saj. Moda është një ndër pasionet e Erës dhe blogu i saj ka nisur të jetë aktiv para dy vitesh. Që nga krijimi i blogut, Era merr kënaqësi nga komentet pozitive të cilat e bëjnë atë të ecë përpara, të krijojë vetbesim e ta konsiderojë këtë gjë si një profesion të veçantë e të bukur. Era ka besimin se në të ardhmen akoma më shumë vajza do t’i bashkohen kësaj tendence për të përcjellë të rejat më të fundit nga bota e modës dhe blogerja e saj e preferuar është Chiara Ferragni të cilën e vlerëson për stilin dhe punën frymëzuese duke u shndërruar në idhull për shumë vajza në botë. Angazhimin në rubrikën më “fashion” të revistës Class, Class Blog, Era e konsideron si një mundësi shumë të mirë për të ndarë artikujt e këshillat e saj më një audiencë më të gjerë dhe gjithashtu si një eksperiencë të bukur që i përshtatet më së miri asaj. Instagram: erarrumbullaku Blog: erarrumbullaku.typepad.com

4

Cenkuela Hasa
Cenkuela është një blogere “healthy lifestyle”, e diplomuar për gazetari dhe nënë e një djali 3 vjeçar. Krahas punës që bën çdo ditë, Cenkuela ndan me ndjekësit e saj këshilla të vlefshme për krijimin e një stili të shëndetshëm jete, duke u motivuar çdo ditë nga njerëzit pozitivë që e ndjekin në rrjetet e saj sociale. Ajo e përkufizon veten e saj si një vajzë energjike dhe blogun si një pasion për të cilin shpenzon kohë për ta kuruar e për të përcjellë artikuj të vlefshëm për personat që dëshirojnë frymëzim e motivim për të jetuar më mirë. Cenkuela shpreh besimin se një ditë blogu do të fillojë të kuptohet më shumë nga njerëzit dhe eksperienca e saj do të shërbejë si provë e gjallë e forcës njerëzore. Blogerja e saj e preferuar është Linnlowes, një blogere amerikane fitnesi e cila ndiqet nga miliona njerëz në botë. Bashkëpunimin e saj me revistën Clas në rubrikën Class Blog, Cenkuela e sheh si një mbështetje të ëndrrës së saj dhe një mundësi shumë të mirë për t’u njohur e promovuar si blogere. Instagram: fitsation.al Blog: fitstation.al

5

Magalina Saqellari 
Magi është një vajzë solare e cila pasionin për modën dhe veshjet e zhvillon krahas punës së saj si ekonomiste. Magit i pëlqejnë ngjyrat dhe çdo gjë e bukur që i kap syri e frymëzon për ta vënë në zbatim te vetja. Me një eksperiencë nga një shkollë e vërtetë mode, Magi ka krijuar një blog nga i cili merr kënaqësi sa herë që sheh vajza që marrin ide nga veshjet e saj. Ajo e konsideron stilin e saj si “detajiste”, qëndron brenda karakterit të saj, nuk guxon me veshje “të çmendura” dhe mendon se përfaqëson një grup vajzash që vishen bukur. Magi ende nuk e konsideron blogun si profesion pasi përveç kënaqësisë personale nuk merr asnjë përfitim nga postimet e saj. Me bindjen se në të ardhmen edhe në vendin tonë blogu do funksionojë si duhet, Magi ndjek si blogere të preferuar Camila Coelhon. Class Blog është një rubrikë që Magi e vlerëson si mundësi dhe e përkufizon revistën Class si një dritare për të gjitha vajzat që kanë pasion modën. Instagram: magistips

6

Alba Hodo
Alba është një 26 vjeçare e lumtur, e qeshur, frymëzohet nga e bukura dhe ëshë plot jetë! Ajo ka studiuar financë pranë Universitetit Europian të Tiranës dhe e ushtron këtë profesion por, pasioni i saj është moda dhe të qenurit një blogere e ndjekur nga të rinjtë e të rejat! Alba merr kënaqësi nga mbështetja e njerëzve që vlerësojnë stilin e saj dhe i fton vajzat ta ndjekin dhe të krijojnë sëbashku me të, një stil të veçantë me veshje nga marka të thjeshta por plot “modë” brenda tyre! Në blogun e Albës do të gjeni stilin e cilësdo prej jush pasi ajo është pak nga të gjitha, është sa klasike aq edhe vintage, sa moderne aq edhe sportive e modën e konsideron si një profesion të dytë pasi ka besimin se edhe në Shqipëri e ardhmja e blogereve do të jetë premtuese… Blogerja e preferuar e Albës është Diletta Amenta, të cilën ajo e vlerëson për feminitetin dhe thjeshtësinë që përcjell me anë të fotove të saj. Eksperiencën në revistën Class, Alba e vlerëson si mundësi të shkëlqyer për të zhvilluar blogun dhe pranon gjithashtu që artikujt e saj për rubrikën Class Blog i sheh si pjesën më entuziazmuese të javës! Instagram: albahodo_ Blog: abalapetite.wordpress.com

7

Rea Godo
Rea është një RE e vetëquajtur, studion në degën e financës dhe frymëzohet nga librat, arti, natyra dhe gjërat e thjeshta në jetë… Dashurinë e saj për librat Rea e ka konkertizuar disa muaj më parë me krijimin e një blogu të dedikuar që shërben si urë lidhëse mes të rinjve dhe librave. Kënaqësinë më të madhe të të qenurit një blogere, Rea e merr nga përshtypjet e mira të njerëzve të cilët e ndjekin dhe pëlqejnë krijimtarinë e saj. Edhe pse i kushton një kohë të konsiderueshme, Rea ende nuk e ka kthyer në një profesion blogun e saj në lidhje me librat, pavarësisht faktit se në botë blogu është kthyer në kryefjalën e marketingut si imazhi më i mirë i promovimit. Kenyon Reviews dhe The Elegant Variation janë dy blogjet letrare që frymëzojnë Rean në punën e saj të përditshme dhe pjesëmarrjen në Class Blog në revistën Class, ajo e sheh si një promovim për punën e saj dhe kënaqësi që do të frymëzojë këdo të rrëmbejë librin e të zhytet në botën e ëndërrimeve. Instagram: reasdailydairy Blogu: njetuferrezeshneperre.blogspot.al

8

Cansel Saygin
Cansel është e dashuruar me të bukurën dhe fotografinë, ndjek me pasion eventet e modës dhe frymëzohet çdo ditë nga vajza që vishen me stil. Në një të përditshme mes studimeve të financës dhe të qenurit në një hap me modën, Cansel pranon se krijimi i blogut të saj ka qenë një ndër vendimet më të mira që ka marrë deri më sot, pasi aty gjen mbështetjen e njerëzve që e ndjekin dhe kënaqësinë e njohjes së personave që ndajnë të njëjtin pasion me të. Ajo mund ta përkufizojë stilin e saj si komode dhe praktike duke e konsideruar këtë si pikë të fortë pasi të gjitha vajzat do të dëshironin të dukeshin bukur e rehat në të njëjtën kohë… Me besimin se një ditë blogu i saj do të zhvillohet më shumë, Cansel për momentin e konsideron atë si një punë me kohë të pjesshme nga e cila merr kënaqësi çdo ditë. Blogerja që e frymëzon më tepër Cansel me stilin dhe kreativitetin e saj është Danielle Berstein, vajza që fshihet pas “weworewhat” . Angazhimin në rubrikën Class Blog në revistën Class, Cansel e konsideron si një bashkëpunim me vlerë për të dhe blogun e saj duke e përkufizuar më një fjalë të vetme: Thjesht, mbresëlënëse! Instagram: cansel.chs Blog: canseliscious.com

Foto: Orsola Mema

Design: Petro Kosho

Please follow and like us: