Boris Johnson: Rusia grumbullon helmin Novichok prej një dekade
Përplasja Britani-Rusi lidhur me helmimin e agjentit Sergei Skripal me agjentin nervor Novichok ka arritur në një tjetër nivel, teksa të dy shtetet akuzojnë njëra-tjetrën se në laboratoret e tyre prodhohet helmi i përdorur në Salisbury.
Pas akuzave të ambasadorit rus në BE mëngjesin e sotëm, atij i është përgjigjur ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Johnson.
“Rusia ka grumbulluar agjentët nervorë të përdorur në sulmin ndaj një ish-spiuni dhe vajzës së tij për një dekadë”, tha Johnson, raporton BBC.
Ai gjithashtu hodhi poshtë një sugjerim nga ambasadori rus i BE që agjenti mund të kishte ardhur nga një laborator në Mbretërinë e Bashkuar.
Vladimir Chizhov kishte thënë se Laboratori Porton Doën në Wiltshire mund të ketë qenë burimi i substancës.
Ndërkohë Sergei dhe Yulia Skripal mbeten të sëmurë rëndë në spital, pasi u ekspozuan ndaj substancës në Salisbury. Ata u gjetën të shtrirë në një stol në qytetin Wiltshire më 4 mars.
Kryeministri Theresa May ka thënë se Rusia është “fajtore” për sulmin. Ekspertët nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCË) do të mbërrijnë në Britani të Madhe të hënën për të testuar mostrat e kimikatit.
Rezultatet pritet të dalin pas një hetimi që do të zgjasë “minimumi dy javë”, njoftoi Ministria e Jashtme.