Albspirit

Media/News/Publishing

Elita Rudi: Ja si më bëri për vete Gjiko…

Lidhja e moderatores Elita Rudi me reperin Gjiko bëri bujë në rrjetet sociale. Ata janë prej më shumë se një viti në një lidhje me njëri-tjetrin dhe e kanë pranuar publikisht romancën mes tyre.

Sot çifti ishte i ftuar në emisionin“Xing me Ermalin”, në Tv Klan, ku rrëfyen detaje nga lidhja e tyre. Gjatë emisionit moderatorja tha se Gjiko e ka bërë për vete vetëm sepse e ka lënë të flasë.

Ermal Mamaqi: Ti je prezantuese, modele, këngëtare, artiste si vajte u lidhe me Gjikon?

Elita Rudi: Unë kam dëgjuar që shpesh edhe ty të pyesin si e bëre Amin për vete? Dua të tregoj shumë sinqerisht. Gjiko më ka bërë për vete vetëm se më ka lënë të flas. Rregulli numër 1 për ta bërë një femër për vete është ta lësh të flasë.

Ermal Mamaqi: Po si ka mundësi që të gjitha femrat e bukura ose lidhen me reperë ose me ndonjë prezantues ose komik. E çuditshme.

Elita Rudi: Jo nuk është ashtu, s’ka shumë femra që janë lidhur me repera.

Ermal Mamaqi: Si u njohët ju të dy, si u lidhët?

Elita Rudi: Ne për herë të parë jemi takuar për shkak të një interviste që duhet t’i bëja Gjikos. Jemi takuar për të planifikuar se çfarë do bënim në intervistë. Dolëm në takim dhe ia nisëm muhabetit. Dhe gjëja e parë që më ka thënë ka qenë: Ti do bëhesh gruaja ime. Por kur t’i bësh flokët e zeza dhe për ditëlindje më ka blerë një bojë flokësh të zezë./tvklan.al

Please follow and like us: