Harbojnë të rinjtë për festën e ‘Shën Patrikut’
Disa të rinj në Sidnej të Australisë janë “shthurur” për festën e “Shën Patrikut”. Me rastin e kësaj feste ata kanë pirë aq shumë sa janë shtrirë për të fjetur në rrugë. Madje kishte edhe nga ata të cilët bënin skena të pahijshme në publik. Dita e “Shën Patrikut” njihet si një festë fetare e kulturore irlandeze, që kremtohet më 17 Mars dhe është njohur si ndarja nga jeta e Shën Patritkut, shenjtorit më të famshëm në Irlandë. Por australianët jo vetëm që ua kanë “vjedhur” këtë festë irlandezëve, por dhe e kanë përshtatur në formën e tyre.
Please follow and like us: