Të hënën, seanca e parë gjyqësore ndaj Fran Frrokajt
Kreu i Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj do të dalë nesër para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë do të nisë ditën e hënë në orën 09:00 ku do të vendoset nëse Frrokaj do të gjykohet në paraburgim apo i lirë. Po kështu nesër do të jepet masa edhe për 12 zyrtarët e tjerë të akuzuar për shpërdorim detyre për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Shëngjinit. Gjykata ka dhënë më herët “arrest me burg” në mungesë për Frrokaj dhe zyrtarët e tjerë, masë që u ekzekutua ditën e premte më 16 mars, ndërsa kreu i bashkisë së Lezhës, nënkryetari dhe zyrtarët e tjerë vendorë u arrestuan nga efektivë të krimit ekonomik të Lezhës.
Please follow and like us: