Albspirit

Media/News/Publishing

Thirrje Kanadasë për të bërë presion mbi regjimin iranian

NCRI – Muajin e kaluar, një iranian 63-vjeçar vdiq në burg. Emri i tij ishte Kavous Seyed-Emami dhe ishte drejtori i përgjithshëm i Fondacionit të Trashëgimisë Persiane të Faunës së Egër dhe profesor i sociologjisë në Universitetin Imam Sadeq në kryeqytetin e Iranit.

Ai u arrestua gjatë protestave në fund të janarit dhe u burgos.

Gruaja e tij, Maryam Mombeini, u thirr në burgun Evin nga autoritetet pas javësh që nuk dinte gjë për fatin apo vendndodhjen e burrit të saj. Ajo iu nënshtrua pastaj një hetimi mizor në lidhje me punën mbi çështjet mjedisore të burrit të saj dhe agjentët u përpoqën ta bënin që të nënshkruante një pohim të rremë në lidhje me përfshirjen e burrit të saj në spiunazh.

Ishte pas këtij hetimi të ashpër kur Maryam-it iu tha se i shoqi kishte vdekur. I thanë se kishte vrarë veten në qeli. Megjithatë, familja e tij, përfshirë bijtë e tij Ramin dhe Mehran Seyed-Emami, ngulin këmbë se ai u vra nga rojet e burgut.

Maryam ishte paralajmëruar se nuk duhet të fliste me mediat dhe se nëse e bënte, do të vinte në rrezik familjen.

Javën e kaluar, Maryam u përpoq të largohej nga vendi, por u ndalua në aeroport dhe u pengua të largohej nga Irani. Bijtë e saj duan ta kthejnë atë në Vancouver sa më shpejt që të jetë e mundur dhe ata po i bëjnë thirrje qeverisë kanadeze për të ndërmarrë veprime urgjente.

Ramin dhe Mehran kanë marrë qindra mesazhe kërcënuese dhe paralajmërime për të mos folur për babanë e tyre, megjithatë ata besojnë se kjo është e vetmja mënyrë për t’i shërbyer drejtësisë. Vëllezërit i kanë bërë thirrje qeverisë kanadeze për të hetuar rrethanat që kanë të bëjnë me arrestimin e babait të tyre dhe vdekjen e tij të mëvonshme.

Familjes ende nuk i është thënë pse u arrestua Kavous-i dhe ata pohojnë se nuk ka absolutisht asnjë provë se ai ishte spiun. Ata thanë se babai i tyre ia kushtoi jetën e tij çështjeve të mjedisit dhe bashkimit të njerëzve.

Në fillim të kësaj jave, Ramin dhe Mehran u takuan me Chrystia Freeland, ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, në Nju Jork për të kërkuar ndërmarrjen e veprime për të ushtruar presion mbi Iranin. Ata thanë se Freeland i ka siguruar ata se po ndërmerren veprime në mënyrë që nëna e tyre të mund të dalë nga Irani sa më shpejt që të jetë e mundur. Megjithatë, ata i kërkuan asaj të fliste publikisht për këtë.

Pas valës së fundit të protestave në fillim të vitit, mijëra njerëz u arrestuan dhe dhjetëra njerëz vdiqën si pasojë. Nuk është e pazakontë që të burgosurit politikë të keqtrajtohen rëndë, dhe shumë njerëz të torturohen. Është e sigurtë se shumë nga vdekjet e fundit të të burgosurve të arrestuar ishin për shkak të torturës dhe mohimit të kujdesit mjekësor urgjent.

Ashtu si shumë familje të tjera të viktimave, familja Seyed-Emami i është nënshtraur një fushate kërcënimi. Shtëpia e tyre është bastisur dhe janë nën përgjim të  vazhdueshëm. Ata kanë marrë kërcënime me vdekje dhe kanë parë se si autoritetet bëjnë fushata shpifjeje ndaj babait të tyre.

Lidhur me faktin  se autoritetet janë përpjekur t’i heshtin, vëllezërit thonë se ata  besojnë se janë më të sigurt nëse flasin.

Please follow and like us: