Albspirit

Media/News/Publishing

Turqia pushton një pjesë të Sirisë

Forcat turke ia dolën të fitojnë sot një nga betejat më të rëndësishme që ata ksihin në territorin sirian. Sot në mëngjes ushtria turke ka marrë kontrollin e plotë të qendrës së qytetit sirian me popullsi kurde, Afrin. Kështu ka deklaruar Presidenti i Turqisë Erdogan, sipas të cilit kontrolli u vendos mëngjesin e sotëm.

Operacioni dy mujor i Turqisë synonte që të largonte nga qyteti Afrin, pranë kufirit turk, një milici kurde të cilën e Ankaraja e konsideron grup terrorist. Më shumë se 150 mijë popullsi civile janë laeguar nga ky qytet që kur kanë nisur sulmet.

Aktivistët thonë se 280 civilë kanë vdekur, ndërsa Turqia e mohon këtë shifër. Trupat turke tashmë ndodhen në rrugët kryesore të Afrin. BBC raporton se mësymja e tyre në qytet ka qenë më e shpejtë nga sa pritej.

Please follow and like us: