Video/Kthehet në telenovelë përplasja e Mustafa Nanos me Ilda Bejlerin
Gazetarja Ilda Bejleri, mesa duket akuzat e Mustafa Nanos, nuk ka vendosur t’i harrojë lehtë.
Ditën e sotme ajo ka publikuar një status në Instagram, shoqëruar me një video të një emisioni sportiv italian, ku ashtu si dhe në Shqipëri, ka femra të bukura dhe të veshura me minifunde dhe dekolte.
“Mendoj qe “policin” e minifundit dhe dekoltese ta dergojme dhe ne Itali:) se mbase aty gjen paqe..tani qe po qendroj ne dhomen time pyes veten: Imagjino te kishte gjoks vete ky polici? Cfare do ishte valle? dhe cfare do bente per 5 min “fame” ps. Emisionin ja mbani mend besoj! Ne cfare ore dhe ku transmetohet..:))”- shkruan Ilda, bashkëngjitur videos.
Kujtojmë që moderatori i emisionit “Provokacia” kritikoi mënyrën e veshjes së bukuroshes së Supersport. Ai kërkoi t’i tërhiqte vëmendjen dhe në daljet e saj në televizion të ishte më serioze. Së fundmi në emisionin “Zonë e Lirë”, Nano e ofendoi rëndë moderatoren duke e quajtuar një qenie banale.